2
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Arbana u komunikon dy baorëve të mbetur se një prej tyre eshte fituesi i Big Brother Albania 3.Jetmiri eshte konkurrenti fitues i Big Brother Albania 3.
Jetmiri ka fituar edicionin e sivjetmë të “Big Brother Albania” në natën finale të të shtunës mbrëma, e cila përmbyll spektaklin që zgjati 16 javë.
Paraprakisht u eliminua Jona, e cila kishte qenë njëra nga katër të nominuarit nga java që shkoi, së bashku me Erionin, Mirin dhe Klodin. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Arbana u komunikon tre baorëve të mbetur se një prej tyre duhet të lërë shtëpinë e BB. Të tre finalistët duken edhe më të emocionuar sesa më parë. 
Ata qëndrojnë në ankth për vendimin e publikut. Arbana u komunikon se Erioni është finalisti i klasifikuar i treti.
Erioni duket i mërzitur, por i detyruar për të lënë shtëpinë. Ai takohet me Domenikën dhe me mikun e tij në shtëpi, Mirin. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Arbana njofton banorët se tashmë ka ardhur momenti që të njëri prej finalistëve të lërë shtëpinë. Banorët duken në ankth dhe presin plot emocion vendimin e publikut.
Arbana u komunikon se Klodi është i eleminuari i parë nga katër finalistët. Klodi ngrihet menjëherë dhe përshëndetet me banorët e ndahet me ta.
Klodi, përpara se të dalë nga shtëpia, ndalet përpara pishinës ku shikon katër monitorë për finalistët e në monitorin e përgatitur për të, shfaqen disa momente të bukura nga qëndrimi i tij në shtëpi. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Të gjithë e dinë tashmë historinë e Klodit, një rrëfim i cili është komentuar sëshumti edhe në BB.
Ai ka treguar shumë pjesë tëkarakterit të tij duke e klasifikuar veten si një personazh i vecantë, plot dinjitet që e ka përdorur atë mjaft mirë në lojën e tij.
Për Klodin dimë edhe raportin e munguar me të atin e po ashtu edhe raportin e vecantë e të bukur me të ëmën, me të cilën ka ndarë gëzime e hidhërime, por që nuk shihet prej kohësh. Arbana e fton Klodin të dalë jashtë shtëpisë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Tashmë është radha e Erionit për të parë surprizën e përgatitur për të. arbana e fton të dalë në kopsht dhe atje habitet kur shikon errësirë, duke bërë edhe disa batuta për frikën nga errësira. 
Por, në errësië, ai shquan miqtë e tij të ngushtë të cilët e presin në një ambient sikur të jenë në pub.
Erioni i takon plot mall, ndërsa në sfond është vendosur kënga e preferuar e tij, kënga e Aleksandër Gjokës, mik mjaft i mirë i tij. Por, Aleksandër Gjoka e surprizon me prezencën e tij në shtëpi i cili është duke i kënduar këngën Erionit. Lexo artikullin…
1
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Jona vjen në studion e BB. Kur Arbana e pyet nëse i vjen keq për largimin nga shtëpia, Jona shprehet se e priste këtë moment, madje që gjatë spektaklit të kaluar.
Ajo e konsideron pjesmarrjen në BB si një eksperiencë shumë të bukur e të vecantë, për të cilën do ketë mundësi të tregojë gjatë.
Ajo thotë se kishte hyrë me qëllimin për të njohur miq të rinj, të njihej me karaktere të ndryshme e për të përjetuar një eksperiencë të re.
Në lidhje me karakterin luftarak që ajo shfaqi kundrejt djemve, përpos edukatës, ëmbëlsisë, kulturës e zgjuarsisë, Jona shprehet se pavarësisht se cfarë ndodhi, sëbashku me dy djemtë, Erionin dhe Mirin, cdo gjë ia kanë lënë asaj shtëpie e jashtë nuk do kenë mëri ndaj njeri-tjetrit. Ariani e komplimenton për karakterin e saj dhe që i doli mbanë hapur maskilizmit të dy djemve. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Arbana i kërkon Jetmirit që të dalë jashtë shtëpisë së BB, pasi aty e pret një surprizë e këndshme. 
Ai kalon edhe zonën e tunelit për të dalë jashtë shtëpisë dhe befasohet kur shikon një ambient të ngjashëm me atë përpara shtëpisë së tij.
Miri ulet në nëj karrike e përballë tij është një monitor ku shfaqen disa pjesë nga rrëfimet e tij në dhomën e rrëfimit.
Pjesët filmike tregojnë rrëfimin e Mirit për jetën e tij, një rrëfim prekës që asnjëherë më parë nuk e kishte realizuar me banorët. Lexo artikullin…