Ndryshe nga sa ndodh zakonisht këtë mëngjes banori i parë në BB është zgjuar para se të ndizeshin ndritat nga “vëllai i Madh”. Ka qënë Klodi ai që është zgjuar i pari dhe disa minuta pasi ai ka dalë nga dhoma e gjumit, janë ndezur dritat dhe më pas muzika.
Pas tij janë zgjuar edhe banorë të tjerë, Edi, Kika dhe më pas Bledi. Edhe pse thashethemet në dhomën e gjumit kanë vazhduar deri vonë në mëngjes, banorët po zgjohen një e nja një.
Pasi qëndron disa minuata në shtratin e tij duke shijuar tingujt muzikor Bledari çohet dhe shkon pranë Oltës. Ai fillon t’i flasë duke e zgjuar ëmbël dhe më pas e puth dhe e përqafon. Pasi zgjon Oltën Bledi shkon në kuzhinë dhe pas tij edhe Olta.
Teksa ata pinë kafenë e mëngjesit dhe kërkojnë të hanë diçka, në dhomën e gjumit janë zgjuar Erioni dhe Bertina.
Çifti pasi puthen e përqafohen nisin të luajnë me jastëk. Pas disa minutash loje, puthjesh dhe përqafimesh Erioni shkon në kuzhinë të bëjë kafenë. Duket se mëngjësi i sotëm në Big Brother ka ardhur plot dashuri. Ndërsa banorët e tjerë dalin të pinë cigare jashtë dhe bisedojnë.
