Biseda në grupe

0

Tashmë banorët janë zgjuar dhe pas punëve të mëngjesit dhe ushqimit ata nisin të bisedojnë të ndarë në grype. Kështu Enxhi, Jetmiri dhe Hakiu ulen pranë pishinës e teksa pinë cigare bisedojnë për gjëra të ndryshme.

Ata flasin për motin ku Enxhi thotë se nëse do të kishte diell dhe do të ishte pak më ngrohtë, do të kishin bërë gjithë ditën banjo dielli. Ndër të tjera ata diskutojnë edhe për Enxhin dhe hyrjen e saj në BB.

Ata diskutojnë për natën e parë të hyrjes së Enxhit në shtëpi dhe sjelljen e saj. Kika i thotë se ajo nesër do të jetë e nominuar pasi përveçse banorja më e re, ajo ka krijuar konflikte me pjesën më të madhe të banorëve të shtëpisë.

Më pas ata diskutojnë edhe për gjumin dhe për çështje të tjera. Rezarta dhe Graciela vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e gjumit duke diskutuar për lojrat e fundit në shtëpi, për Jetmirin dhe për Enxhin.

Rezarta thotë se banorët e tjerë nuk i thonë asaj asgjë që ka lidhje me Jetmirin, pasi mendojnë se ajo do t’ia thotë Mirit dhe duke u nisur nga karakteri i tij mund të lindin debate. Ndërsa Graciela bën komentet e saj për sjelljen e Mirit dhe të Enxhit për lojën që bënë mbrëmë dhe i shpjegon Rezartës mardhënien e saj me Jetmirin duke thënë se ajo vazhdon ta respektojë atë si shok.

Në pjesën tjetër të ballkonit ndodhen banorët e tjerë. Ata bisedojnë për gjëra të ndryshme ndër të cilat mentalitetin e shoqërisë shqiptare, familjet më të njohura në botë, për pushimet etj. Ndër të tjera ata flasin për natyrën në Shqipëri dhe dëmtimin e saj. Ndërsa brenda tashmë është Valoni i cili po merret me Gatimin.

Komentoni