Klodi shume i nevrikosur

0

Ada dhe Olta qëndrojnë në kopësht pasi janë marrë me rergullimin e objekteve për provën e javës. Olta shprehet se Seldi është shumë punëtor dhe e dëgjon shumë fjalën e të tjerëve, pasi po t’i thuash për të bërë një punë, e bën menjëherë.

Ada përgjigjet që Seldi është i edukuar dhe si rrjedhojë di se si të sillet. Ndëkohë një pjesë e banorëve, vazhdon të merret me provën e javës.

Ndërsa Klodi ka që në mëngjes që kërkon syzet e tij të diellit, pasi njëri nga banorët ia ka marrë dhe nuk po ia kthen. Ai i thotë Jetmirit nëse ka dijeni për këtë dhe ai i përgjigjet që i ka patur ai më parë dhe i ka lënë tek komodina e tij, por tani nuk janë më aty dhe ai do të pyesë banorët e tjerë se kush i ka marrë.

Jetmiri i thotë Klodit që ai kishte pohuar që nuk i interesojnë syzet ndërsa tani është i mërzitur. Klodi i thotë që ai do t’a ngrejë zërin sa të dojë pasi ka një javë që i kërkon dhe nuk ia kthejnë.

Miri bisedon me Adën

0

Pasi përfundon bisedën me Klodin, Jetmiri shkon në dhomën e gjumit dhe fillon të bisedojë me Adën. Ada hedh idenë që në darkë të mblidhen të gjithë dhe të bisedojnë për një temë të caktuar duke zgjedhur që të diskutojnë për fenomenin e emigracionit.

Ideja e saj përkrahet nga Jetmiri dhe Klodi. Pas kësaj Miri e fton Adën që të dalin jashtë për të pirë cigare. Kështu ata dalin jashtë dhe Jetmiri hap si bisedë mardhënien e banorëve në shtëpi dhe lojën e tyre duke u fokusuar më tepër tëc. Jetmiri i thotë Adës se ai dëshiron që të flasë hapur me të sepse dëshiron që të njihen më mirë me njëri-tjetrin.

Ada i thotë se me të nuk ka biseduar askush, por Miri i thotë se këtu e ka fjalën për veten dhe raportin e tij me të si Ada. Lexo artikullin…

Eduardi i mërzitur me Adën e Oltën

0

Edi diskuton me vajzat, Oltën dhe Adën se tek to ka vënë re një ftohje të marrëdhënieve, kohët e fundit. Olta flet e para duke thënë me bindje se ajo nuk është ftohur me Edin dhe po këtë gjë thotë edhe Ada.

Domenika që ndodhet aty, e pyet Edin nëse ka vënë re edhe tek ajo këtë gjë, por ai shprehet se jo pasi me të, ajo është sjellë gjithnjë njësoj.

Për vajzat ai shprehet se këtë e ka vënë re në disa detaje të vogla. Ai jep një shembull dhe u kujton atyre se mbrëmjen që u vra gjatë provave, ato nuk erdhën që të interesoheshin për gjendjen e tij, madje as nuk e panë me sy, por kanë ardhur shumë vonë.

Ai tregon se deri në atë kohë priste që ato të vinin e ta ndihmonin dhe ka refuzuar shpesh ndihmën e Rezartës, por kur pa se ato nuk u afruan, pranoi që ajo ta ndihmonte. Lexo artikullin…

Bertina kërkon të flasë me Adën

0

Ada dhe Bertina kanë qëndruar në kopësht dhe Bertina shprehet se ajo ka dashur të sqarohet me Adën se çfarë janë ato elementë që i shqetësojnë të dyja. Ada thotë që nuk e ka në tip që të shkojë të kërkojë dikë që të sqarohet me të, por është më tepër e mbyllur dhe e qetë.

Ajo thotë se nuk mund të shprehet haptazi për problemet që ka patur në jetë dhe t’i tregojë sikur po rrëfen një histori, Bertina përgjigjet se e kupton shumë mirë pasi ashtu është dhe ajo vetë. Të dy vajzat pohojnë njëzëri që për t’u shprehur, kanë nevojë që situata të lindë spontanisht. Bertina shprehet se më parë në shpëpinë e BB e kanë patur si zakon që në darkë të mblidheshin e të tregonte secili diçka nga jeta e vet.

Ajo thotë se e kanë vlerësuar një mendim të Kikës që ka propozuar pikërisht këtë gjë, që të mblidheshin e të tregonin nga një gjë për jetën personale jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother. Lexo artikullin…

Olta dhe Ada thashetheme në dhomën e gjumit

0

Banorët janë shtrirë të flenë dhe Olta me Adën bisedojnë me zë të ulët. Ato diskutojnë për banorët e grupit tjetër. Ada thotë se ajo nuk mund të ndryshojë sjellje ndaj Erionit, ose ta nominojë këtë javë sepse me të nuk ka pasur asnjë debat apo mosmarrëveshje.

Ajo i thotë Oltës se ata të grupit tjetër i kanë bërë mirë llogaritë e nominimeve, kanë larguar më parë ata që janë më të fortë nga grupi kundërshtar. Olta i thotë Adës se nëse nuk del Rezarta këtë javë, votat për nominim t’ia japin asaj dhe Valonit dhe Ada thotë që t’ia japin të gjithë votat Valonit, në mënyrë që të eleminohen më parë ata që janë më pak të fortë.

Ada e pyet Oltën se me kë ka pasur më tepër afrimitet në shtëpi dhe Olta fillon që t’i tregojë mardhëniet që ka pasur ajo fillimisht me Jetmirin, Gracielën dhe Erionin. Lexo artikullin…

Plane për nominimet

1

Grupi i parë që kthehet nga provat, fillojnë të komentojnë se si kaluan. Ata shprehen se u kënaqën dhe se gjatë tre ditëve të ardhshme, do mësojnë cdo gjë e kanë besim se do ta kalojnë provën.

Përvec komentimeve mbi përshtypjet për patinazhin, Ada dhe Olta fillojnë të diskutojnë për nominimet. Ada ka përshtypjen se këtë javë ajo do dalë në nominim nga banorët, nga ata të grupit tjetër. Ajo mendon se ata kanë bërë pakt kundër saj.

Olta e mbështet dhe thotë se ata janë të bashkuar, ndërsa grupi ku bën pjesë ajo, jo dhe mendon se tani duhet të bashkohen. Ada mendon se Jetmiri u ka thënë banorëve të tjerë që të rrinë me të sepse sipas saj, ai u ka thënë se di si ta luajë këtë lojë. Lexo artikullin…

Ada është përlotur

0

Disa nga banorët janë në kopësht dhe flasin për festën e sotme që u referohet femrave dhe nënave. Në këtë mënyrë lind një bisedim për familjet e tyre dhe Ada preket dhe fillon të qajë. Kjo ndodh pasi ajo e ndjen mungesën e prindërve dhe e ka marrë malli.

Ajo shprehet që është munduar gjithmonë që t’ia shpërblejë të mirat dhe sakrificat që prindërit e saj kanë bërë për të, por është e pamundur. Bertina mundohet t’a ngushëllojë dhe i thotë që të mirat që i bën prindi fëmijës, nuk mund t’ia bëjë fëmija prindërve. Jetmiri i kërkon falje Adës që e ka hapur atë temë, pasi ka qënë ai që ka folur i pari për prindërit.

Ai i kërkon t’a mbledhë veten dhe të bëhet e fortë, por ajo i përgjigjet që është e pamundur të përmbahet. Jetmiri i thotë që të mos e kthejë një ditë feste, në një ditë tragjike. Lexo artikullin…