0
Postuar nga admin me date 15-05-2010
Tashmë është radha e Erionit për të parë surprizën e përgatitur për të. arbana e fton të dalë në kopsht dhe atje habitet kur shikon errësirë, duke bërë edhe disa batuta për frikën nga errësira. 
Por, në errësië, ai shquan miqtë e tij të ngushtë të cilët e presin në një ambient sikur të jenë në pub.
Erioni i takon plot mall, ndërsa në sfond është vendosur kënga e preferuar e tij, kënga e Aleksandër Gjokës, mik mjaft i mirë i tij. Por, Aleksandër Gjoka e surprizon me prezencën e tij në shtëpi i cili është duke i kënduar këngën Erionit. Lexo artikullin…
1
Postuar nga admin me date 11-04-2010
Bertina ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother dhe ndodhet në dhomën e bardhë. Kjo dhomë, në muret e saj është e mbushur me citate nga fjalët e Bertinës dhe Erionit, dedikuar njeri-tjetrit, fjalë të bukura e këshilla.
Berina shprehet se po ndjen shumë emocione që ndodhet sërish në shtëpi, por i vjen keq që nuk mund të rrijë. Ajo tregon se ka ardhur t’i tregojë dicka Erionit.
Në dhomën e kuqe shkon Erioni i cili ulet në një kolltuk përballë një monitori. Për të dy banorët shfaqet një klip me momente të ndryshme të debateve të tyre, të bisedës së Bertinës me Oltën dhe Adën gjatë spektaklit të kaluar, bisedat e Erionit me Adën, vendimin e Erionit për t’u ndarë me Bertinën etj. Lexo artikullin…
2
Postuar nga admin me date 29-03-2010
Arbana u kujton banorëve se ka ardhur momenti që njëri prej banorëve të nominuar të lërë shtëpinë. Ajo u komunikon atyre se dy banorët e parë që shpëtojnë janë Hakiu dhe Klodi. 
Për dy banoret Oltën dhe Bertinën, shfaqet një klip në të cilin tregohet marrëdhënia e vështirë e tyre, raportet me banorët e tjerë dhe fjalët që kanë thënë ata për njeri-tjetrin.
Në përfundim të klipit, Olta e pyet Bertinën se përse është shprehur që kanë qënë shoqe më parë sepse për të nuk ka qënë e tillë e mbi të gjitha pse është xheloze. Bertina i përgjigjet se e ka konsideruar shoqe tek shtëpia e vjetër, pas sjelljes së saj si e tillë, por ndoshta Olta e bënte se i leverdiste që njëherë afrohej e njëherë largohej, sipas saj. Lexo artikullin…
1
Postuar nga admin me date 25-03-2010
Erioni dhe Bertina debatojnë me tone të larta duke mbrojtur secili veprimet e veta në lidhje me problemin “Olta” mes tyre. Konflikti për qëndrimin e Erionit ndaj Oltës ka disa kohë që hap debate dhe zënka mes çiftit. 
Herë pas here ata diskutojnë duke i kërkuar njëri-tjetrit ndryshime në selljen e tyre ndaj Oltës. Erioni insiston në të njëjtat fjalë duke i thënë Bertinës se mes tij dhe Oltës ka vetëm shoqëri dhe nuk sheh asgjë të keqe në puthjet dhe përqafimet e tij shoqërore me Oltën.
Bertina i thotë se ai nuk arrin ta kuptojë atë dhe se Bertina i kërkon që Erioni të largohet nga Olta, por vetëm për të shmangur provokimet që Olta bën ndaj saj. Ajo thotë se nuk është xheloze ndaj Oltës, por Erioni i thotë se është lodhur nga zënkat që sipas tij lindin nga xhelozia e Bertinës ndaj shoqërisë që ai ka me Oltën. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 25-03-2010
Pasi sqarohen Bertina dhe Erioni shkojnë në dhomën e gjumit ku ndodhen edhe banorët e tjerë. Bertina ulet të bisedojë me Kikën duke u munduar që të sqarojnë disa keqkuptime ndërmjet tyre.
Ata kanë qënë shumë miq dhe pjestarë të të njëtit grup. Bertinës i ka ngelur hatri nga sjellja e Hakiut ndaj saj gjatë kësaj jave dhe nga disa shprehje të tij.
Ajo i thotë se ka vënë re që Hakiu ia ka marrë me të keq disa shaka që ajo ka dashur të bëjë me të. Kika i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ai është munduar që t’ia thotë gjërat në sy gjithësecilit dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe me Bertinën. Lexo artikullin…
2
Postuar nga admin me date 25-03-2010
Bertina dhe Erioni janë në kuzhinë duke u munduar që të hanë diçka. Aty ndodhet edhe Tatiana. Tatiana i thotë Bertinës dhe Erionit se ajo nuk i sheh si të dashuruar mes tyre, por vetëm pëlqimin sheh nga ana e të dyve dhe se uron që të dy të dashurohen me njëri-tjetrin kur të dalin jashtë shtëpisë dhe të mos qëndrojnë thjesht në pëlqim. 
Bertina i thotë se mes saj dhe Erionit nuk është thjesht pëlqimi, por ka diçka më të fortë se kaq.
Nëse do të ishte pëlqim nuk do të merrja mundimin që të krijoja një lidhje brenda BB” thotë Bertina duke shtuar se gjëja e fundit që mendonte të bënte kur hyri në BB ishte pikërisht kjo, por njenjat që pati bënë që ajo të krijonte këtë raport lidhjeje. Bertina thotë se duke u nisur nga qyteti i vogël nga ajo vjen, mentaliteti e disa kritere të tjera që ajo i ka vënë vetes, nuk do të kishte pranuar që të lidhej me ERtionin nëse do të kishte vetëm ndjenja sipatie ndaj tij. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 24-03-2010
Çifti i vetëm aktual në shtëpinë e BB janë në gjëndje krize mes njëri-tjetrit pas disa debateve të vazhdueshme gjatë këtyre ditëve, ku si gjithmonë debatet zhllohen për marrëdhëniet e secilit prej tyre me Oltën. 
Bertina është e mërzitur nga kërkesat e vazhdueshme të Erionit për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Oltës. Mërzitja i shtohet akoma dhe më shumë nga sjellja dhe afrimiteti që Erioni ka me Oltës.
Provokimet dhe ironitë e vazhdueshme të Oltës kanë bërë që Bertina t’i kërkonte Erionit që të ndryshojë qëndrimin ndaj saj, por Erioni vashdon t’a konsiderojë një mike të mirë Oltën brenda shtëpisë. Lexo artikullin…