Bledi vjen në studio

0

Bledi pritet me duartrokitje në studion e Big Brother. ai duket i qetë, por shprehet se u mërzit që do qëndrojë larg Oltës. Arbana e pyet se cilat arsye mendon ai se e kanë cuar drejt këtij eleminimi. Bledi shprehet se ka qënë i drejtpërdrejt me banorët e tjerë, ka folur me ta, por ndoshta ka folur dhe më shumë sec duhej.

Ai mendon se një faktor që mund të ketë ndikuar në eleminimin e tij ka qënë mbështetja për Klodin dhe homoseksualitetin e tij. Ai mendon se njerëzit nuk e kuptojnë këtë zgjedhje dhe mbështetja që ai apo disa banorë i bëjnë atij, ndikon edhe tek opinionet e publikut që nuk e pranojnë këtë zgjedhje për ta.

Një arsye tjetër që mendon Bledi është edhe se dy konkurentët e tjerë ishin banorë të vjetër dhe njiheshin më mirë nga publiku. Ai thotë se ishte një eksperiencë e bukur që donte ta provonte. Ariani, opinionisti shprehet se Bledi është një djalë që me sjelljen e tij fine, ka qënë i afruar dhe i pëlqyer si nga banorët ashtu dhe nga publiku, por që më pas ka krijuar një distancë të madhe. Lexo artikullin…

Bledi lë shtëpinë

0

Arbana i kërkon tre banorëve të nominuar që të shkojnë në dhomën e rrezikut. Pasi shkojnë atje, për ta shfaqet një klip me komentet mbi javën e nominimit dhe opinionet për njeri-tjetrin, por ata nuk komentojnë asgjë në ato momente.

Arbana u thotë se sidoqoftë, ata të tre janë personazhë dhe karaktere të ndryshme që ishin të rëndësishëm për shtëpinë dhe lojën në BB. Ajo u tregon djemve se këtë herë, Vëllai i Madh ka vendosur që ata ta marrin vesh se cili do eleminohet nëpër mjet një tjetër forme.

Ajo do ia komunikojë emrin e atij që do të eleminohet banorëve të tjerë, ndërsa ata do ta kuptojnë nëpërmjet klipeve. Kështu Arbana u thotë banorëve të tjerë se banori i parë që shpëton është Hakiu. Ajo u thotë tre banorëve të nominuar se klipi që do shfaqet tregon se njëri prej tyre ka shpëtuar. Lexo artikullin…

Bledi dhe Olta bisedojnë për një kohë të gjatë

0

Bledi dhe Olta janë në dhomë dhe ata bisedojnë për një kohë të gjatë dhe pse është vonë. Bledi do të dijë për historitë e dashurisë që ka patur Olta, por ajo shprehet që nuk do të tregojë sepse ndihet në siklet.

Në këtë mënyrë Bledi tregon për disa histori që ka patur dhe ndërmjet tyre që ka qënë i martuar për tetë vjet dhe ndarja nuk ka qënë e lehtë, por gjithsesi ka patur dhe anët pozitive.

Më tej ata flasin dhe për provën e javës. Bledi shprehet se ndarja në grupe e provës ka sjellë dhe një ndarje dhe veçim të anëtarëve të grupeve. Ai tregon që në grupin e tij kanë patur plot ide për krijimin e murit dhe të këngëve që do të vënë për t’a prezantuar, dhe kanë rënë dakort. Lexo artikullin…

Rezi sqarohet me Bledin

0

Pas debatit që pati në tavolinën e ngrënies, Rezarta shkon në dhomën e gjumit dhe vashdon të debatojë përsëri për shprehjen e Bledidit ndaj Valonit “a di me fol shqip”. Teksa ajo diskuton me Bledin në debat ndërhyjnë përsëri Seldi dhe Domenika.

Kështu midis Rezit dhe Domenikës fillon një debat ku Domi i thotë se Rezarta vjen vetëm dy minuta nëpër dëbate, thotë nganjë fjalë dhe pastaj ikën. “Ti vjen, ulëret, sa fut xixat në debate dhe pastaj ikën” i thotë Domenika.

Rezarta i thotë se ajo nuk ka bërtitur, por kjo është thjesht mënyra e të shprehurit të saj. Domenika i kishte thënë Rezit se po bënte avokatin e dikujt tjetër. Lexo artikullin…

Bledi dhe Domi kanë biseduar për ndjenjat e tyre

0

Bledi dhe Domi kanë biseduar në dhomë për Seldin dhe Oltën. Ai e pyet se si po i shkojnë mardhëniet me Seldin dhe ajo nuk jep një përgjigje të drejtpërdrejtë, por i thotë që ajo nuk po mundet të shkëputet plotësisht, ndodhta dhe për faj të sajin që vazhdon të flasë e të bëjë shumë shaka me Seldin.

Bledi aprovon dhe i thotë që ndonjëherë ajo i rri shumë afër Seldit dhe e këshillon të mbajë pak më shumë distancë, në mënyrë që gjërat të jenë të qarta. Më pas Bledi pyet Domin në ka folur me Oltën, dhe ajo përgjigjet që ka folur por nuk ka kuptuar ndonjë mendim të sajin. Ai shprehet që ajo është gjithmonë e pakuptueshme.

Domi i tregon që ajo i ka thënë që janë vetëm shokë dhe Bledi përgjigjet ai i ka marrë parasysh të tëra, dhe pjesën shoqërore. Bledi tregon se ai nuk ka dhënë deklarata dashurie por i ka kërkuar t’i tregojë se çfarë pozicioni kanë ata të dy dhe ajo i është përgjigjur që është “ në anije”. Lexo artikullin…

Hakiut dhe Bledit nuk i puqen

0

Kika dhe Bledi janë afruar sërish për të folur me njëri-tjetrin. Kika i thotë Bledit që nuk pëlqen tek ai faktin që ai thotë një fjalë dhe ikën, nuk dëgjon mendimet e të tjerëve.

Bledi kërkon nga Kika t’i japë një shembull dhe ai i thotë që një ditë Bledi ka ardhur dhe ia ka numëruar Bertinës dhe atij të gjitha gjërat që ai mendon për ta dhe ka ikur menjëher, pa pritur reagimin e të tyre. Bledi shprehet që nuk e mban mend si episod, dhe thotë për Kikën që ai mund të jetë njeri shumë i mirë, por natyra e karakterit dhe e shoqërisë nuk piqet me të tijën.

Ai i tregon gjithashtu që e ka nominuar dhe e ka bërë për faktin që Kika merret gjithë ditën me punë dhe Bledi nuk shikon gjë tjetër nga ai përveç punëve të shtëpisë. Kika i përgjigjet që kjo nuk i duken ndonjë gjë shumë e keqe, ndërsa Bledi shprehet që ai sapo zgjohet në mëngjes merret me punë dhe kur mbaron futet në botën e tij dhe nuk flet. Lexo artikullin…

Kika dhe Bledi flasin për Valonin

0

Bledi dhe Hakiu janë ngritur nga gjumi e duke përgatitur kafen, bisedojnë. Bledi i thotë Hakiut se ka menduar që të mblidhen njëherë të gjithë e të diskutojnë mbi cështjen e zënkës së tij me Valonin sepse sërish ka disa paqartësi.

Ai tregon se foli një natë më parë me Valonin dhe Mirin dhe se Valoni e kishte ndërruar sërish versionin e bisedës dhe kishte thënë se nuk e kishte fryrë Miri, ndryshe nga sa kishte thënë më parë. “Dua të di kush e ka fryrë para zënkës Valonin”- shprehet ai duke thënë edhe se do që ta nxjerrë fajtorin e situatës.

Hakiu tregon se të nesërmen e ngjarjes ai i sqaroi këto biseda me Jetmirin, por Bledi mendon se duhet të mblidhen të gjithë e ta diskutojnë. “Secili ka mënyrën e vetë”- shprehet Hakiu. Bledi thotë se i duket sikur intrigantët po fitojnë e ai do që të dalin ata që janë të sinqertë, ndaj mendon që të mblidhen e Valoni të tregojë para të gjithëve versionin e tij. Lexo artikullin…