1
Postuar nga admin me date 15-05-2010
Pas daljes së Jonës, Arbana njofton zyrtarisht finalistët e këtij edicioni që janë Domenika, Erioni, Jetmiri dhe Klodi të cilët do t’i gëzohen deri në fund aventurës së tyre.
Ajo i përgëzon ata, nërsa ata duken vërtetë të lumtur dhe brohorasin nga gëzimi. Arbana i kërkon finalistëve që të ulen sëbashku, pasi sërish ata janë ulur si cdo javë të ndarë në dy grupe. Ata nuk hezitojnë aspak dhe sëbashku ulen në një kolltuk të vogël, duke treguar unitet në këto caste të fundit. Tashmë, zyrtarisht hapet televotimi se cili do të fitojë Big Brother.
Për të gjithë banorët është rezervuar nga një surprizë. Protagonistja e radhës është Domenika ku surpriza për të ka një karakter romantik. Domenika është finalistja e vetme vajzë e këtij edicioni, një vajzë plot vlera artistike, një karakter pozitiv që ka dhuruar shumë emocione si e vetme, ashtu edhe në sajë të lidhjes së saj me Seldin. Arbana i kërkon Domenikës të dalë në oborr, pasi aty do të realizohet një ëndërr e bukur. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 11-05-2010
Erioni dhe Jona qëndrojnë në dhomë për një kohë të gjatë pa komunikuar me njëri-tjetrin. 
Më pas, Domi shkon pranë tyre dhe u thotë se do të donte që të qëndronin në sallon, ose në kopësht, por ata i përgjigjen se janë rehatuar aty dhe përtojnë të lëvizin.
Erioni dhe Jona fillojnë të flasin për këngët që kanë hedhur rrënjët e muzikës botërore dhe për risitë e videoklipleve. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 28-04-2010
Domenika organizon një surprizë për Seldin me rastin e 3-mujorit të lidhjes së tyre. Ajo ndimohet nga Klodiani dhe Eridiona.
Seldin e thërrasin në dhomën e rrëfimit dhe Domenika përfiton nga mungesa e tij dhe së bashku me Jonën dhe Klodin përgatisin një atmosferë romantike jashtë duke ndezur qirinj. “Vëllai i Madh” i ka vënë në dispozicion disa tullumbace në formën e zemrës të cilat Domi i ka ludhur te varka që banorët ndërtuan me gazetën “Shqip” disa javë parë për një provë javore.
Vajza hipën në varkë dhe pret që seldi të vij aty. Klodi shkon dhe merr Seldin dhe e çon te Domenika. Çifti hipin të dy në varkë për të festuar fillimisht aty njohjen e tyre, ndërsa banorët futen brenda për t’u lënë hapërirën e nevojshme të dyve. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 20-04-2010
Ndërsa të gjithë banorët flenë, Domenika i tregon Seldit për disa studime në lidhje me fenë e shtyrë nga kurioziteti. Ajo tregon se nëpër libra të ndryshëm, i kishte bërë përshtypje se nuk gjente shumë informacion mbi Jezu Krishtin.
Sipas saj, Kishës i ka leverdisur që ta kthejë figurën e tij në të shenjt dhe të merret si simbol apo pikë referimi përshembull në kalendarin që përdorim.
Domenika tregon se ka parë një dokumentar në të cilin tregohej se gjatë një kongresi që ka mbajtur perandori Kostandin, është vendosur që Jezu Krishti të shenjtërohej e të quhej i pavdekshëm, të quhej Biri i Perëndisë dhe të nderohej më pas. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 19-04-2010
Seldi dhe Domenika duken shumë të lumtur e ndërsa luajnë e qeshin, dalin në kopsht ku fillojnë të këndojnë të dy bashkë. Në mes të këngës, Seldi i thotë Domit se në lidhje me Mirin, duhet të tregojë indiferentizëm.
Domenikës i duket e pavend kjo këshillë e Seldit pasi janë duke u argëtuar bashkë, të cilën edhe ai vetë e pranon duke thënë se ndonjëherë flet kot. Më pas, Seldi i tregon Domit për debatin mes Erionit dhe Hakiut dhe të dy e komentojnë atë.
Për Domenikën, Hakiu atë shprehje e ka thënë seriozisht dhe tregon se ai ka nisur të kapet me të gjithë banorët si me të gjatë natës së kaluar, e Klodin gjatë drekës dhe me Erionin tani. “ Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 13-04-2010
Pas debatit që pati Erioni me Kikën për shishen e verës, Domenika fillon të pyesë të tjerët se çfarë ka ndodhur. 
Erioni, Seldi dhe Jetmiri kanë pirë gjatë natës një shishe verë që nuk ishte e tyre dhe pasi kanë bërë këtë ata kanë afruar shishen bashkë me një gotë vere, bashkë me disa ushiqime gjysmë të konsumuara, pranë krevatit të Kikës. Këtë ata e kanë bërë për lojë në mënyrë që në mëngjes banorët të akuzonin Hakiun për pirjen e verës.
Kika duke parë këtë gjë është nervozuar dhe ka debatuar që në mëngjes me Erionin. Domenika teksa sheh ushqimet dhe shishen e verës mendon se kjo është një lojë dhe banorët e kanë mbushur gotën me uthull vetëm për të bërë një lojë. Këto mendime i hedh menjëherë poshtë Erioni i cili i tregon Domenikës se ishte ai me Seldin dhe Jetmirin ata që e pinë shishes e verës gjatë natës. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 13-04-2010
Seldi dhe Domenika fillojnë të flasin edhe për atmosferën e krijuar në shtëpi.
Domi shprehet se i duket një atmosferë e ftohtë dhe se i mungojn shumë ata njerëz që kanë dalë. Seldi ia kthen se të dy mund t’ia dalin që ta rregullojnë këtë atmosferë, të paktën për veten. Më pas, biseda e tyre ndryshon dhe ata fillojnë të flasin për banorët e tjerë.
Domi fillon t’i tregojë një bisedë mes saj dhe Tatianës, se cilin do donin të dilte të shtunën ku Domi kishte thënë se nuk donte të dilte Olta se për të tjerët nuk kishte rëndësi. Tatiana ishte përgjigjur se nuk donte të dilnin Hakiu dhe Manal, ndërsa për të tjerët s’e kishte problem. Lexo artikullin…