0
Postuar nga admin me date 19-02-2010
Banorët në shtëpinë e vjetër janë mbledhur në dhomën e ndenjjes. Teksa bisedojnë, ata kujtojnë disa momente të bashkëjetesës së tyre me Gjimin.
Banorët qeshin kur Bertina shprehet se kush e di se si do sillej Gjimi me vajzat e reja e kështu nisin të tregojnë disa histori të tij.
Ata kujtojnë momentet kur Gjimi u afrohej e kërcente me vajzat, kur Seldi i ngjiti nofkën “maniak”, kur djemtë e ngacmonin, kur tregonte historitë e jetës së vet dhe kur u sëmur e u detyrua të largohej nga shtëpia për në spital. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 05-02-2010
Erioni merr një zarf nga Vëllai i Madh në të cilën shkruhen informacionet më të fundit për gjendjen shëndetsore të Gjimit sepse gjatë drekës, ai u ndje keq dhe u shoqërua për në spital për të marrë ndihmë më të specializur edhe pse vetë banorët u përpoqën që ta ndihmonin.
Të gjithë mblidhen tek kolltukët për të dëgjuar me interes të rejat mbi shëndetin e Gjimit. Erioni lexon letrën ku shkruhet se gjendja shëndetsore e Gjimit është e mirë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 01-02-2010
Pamela ka qene duke lare enet dhe Gjimi ka vajtur ta ndihmoje. Ata kane filluar te bisedojne mba aktivitetet qe ka marre pjese Pami, dhe ajo i ka thene qe ka marre pjese ne miss kur ka qene rreth gjashtembedhjete vjec.
Gjimi eshte habitur nga ky fakt, pasi ai nuk e kishte ditur me pare. Gjimi e ka pyetur kush e kishte futur ne miss dhe ajo i ka thene qe e ema i ka ndenjur gjithmone prane.
Gjimi e ka pyetur se cfare pune i bejne prinderit, dhe Pami i ka thene qe ne lidhje me te mund ta pyese c’te doje por per familjen ajo nuk do te tregoje asgje. Lexo artikullin…
2
Postuar nga admin me date 01-02-2010
Gjimi tregon se me femrat ka patur sukses në jetë sepse, sipas tij, ka gjakun e ëmbël. Duke diskutuar për këtë, ai thotë se nëse do ishin njohur në rrethana të tjera, do ta kishin njohur ndryshe.
Ai u përgjigjet pyetjeve të vajzave të cilat bëhen kurioze për aftësinë e tij. Disa nga vajzat e besojnë, disa të tjera nuk e besojnë se ai ka aftësinë t’i bëjë për vete vajzat menjëherë.
Hakiu e quan Don Zhuan. Gjimi tregon se nuk ka rëndësi pamja e jashtme e vajzës, por karakteri dhe duhet thjesht t’i ngjisë me të. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 01-02-2010
Djemtë shpesh herë tallen me historitë që tregon Gjimi, qofshin këto dhe histori nga jeta e tij. Sërish këtë mbrëmje ata e vënë atë në qendër të këtyre lojërave.
Është Seldi i pari që fillon të tregojë një histori sikur të ishte Gjimi duke u ndihmuar në trillimin e historisë he nga të tjerët. Gjimi i dëgjon dhe nuk reagon ndryshe përvecse qesh.
Më pas, kur këto lojëra mbarojnë dhe Gjimi largohet nga të tjerët, djemtë fillojnë të flasin për tipin e tij. Ata thonë se shumë histori nga jeta e Gjimit nuk përputhen me njera-tjetrën. Lexo artikullin…
1
Postuar nga admin me date 30-01-2010
Mosha: 29 vjeç
Vendbanimi: Stavanger, Norvegji
Vendlindja: Milot
Arsimi: Është duke ndjekur fakultetin ekonomik part-time.
Profesioni: Asistent menaxher në një firmë norvegjeze
Statusi civil: Beqar (bashkëjeton)
Thotë për veten: “Jam tip i hapur, pa komplekse. Përshtatem në çdo lloj ambienti. Jam dinak dhe egocentrik”. Lexo artikullin…