0
Postuar nga admin me date 07-03-2010
Arbana interesohet se si ka kaluar kjo javë për banorët e nominuar ku Hakiu dhe Jetmiri shprehen se për ta ka qënë e qetë, ndërsa Bledi tregon se fillimisht nuk u nis mirë, por më pas përfundoi mirë.
Graciela ndodhet në studio dhe asaj i jepet mundësia për të diskutuar me banorët mbi ato që ka parë gjatë kësaj jave për ta dhe për reagimet e tyre kunddrejt saj si gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj. Ajo përshëndetet fillimisht me banorët dhe kërkon që të flasë vecanërisht me Jetmirin, Oltën dhe Hakiun.
Ajo i thotë se tashmë ka kuptuar lojën e tij të pistë dhe se brenda kishte dyshuar për miqësinë e tyre, por tani e ka vërtetuar se ata nuk kanë për të qënë asnjëherë miq e jashtë pasi edhe aty nuk kishte qënë një miqësi të sinqertë nga ana e Mirit. “Je i madh si mashtrues”- i thotë ajo, ndërsa Jetmiri nuk reagon për t’iu kundërpërgjigjur asaj. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 28-02-2010
Graciela mbërrin në studion e Big Brother ku hyrja e saj shoqërohet me një duartrokitje të gjatë. Ajo shprehet se është mjaft e emcionuar dhe emocionet vazhdojnë të rriten ende. Sipas grafikut, graciela është votuar nga 42% e publikut. 
Arbana e pyet se si e komenton ajo dhe Graciela përgjigjet se nuk mund ta dijë pasi ajo është përpjekur që të jetë vetvetja por ndoshta nga kjo doli.
Ajo shprehet se duhej të ishte sjellë ndryshe në disa situata të caktuar e jo sic është sjellë, por mendon se kjo eksperiencë do t’i shërbejë mjaft. Arbana e pyet edhe për marrëdhënien e fundit mes saj Adës dhe Oltës të cilat shpesh nuk e fusnin nëpër biseda, por ajo shprehet se kjo mund të ketë ardhur si rezultat i lojës së fundit të Jetmirit. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 28-02-2010
Arbana u komunikon banorëve të nominuar që të qëndrojnë pranë njeri-tjetrit pasi ka ardhur momenti që një prej tyre të lërë shtëpinë e Big Brother. për ta shfaqet një klip me momentet gjatë kësaj jave dhe komentet për njeri-tjetrin. 
Më pas, Arbana komunikon dy emrat e parë që i shpëtojnë këtij eleminimi dhe janë Hakiu dhe Erioni. Klodi dhe Graciela shkojnë në dhomën e rrezikut ku emocionet shtohen së shumti.
Përpara se Arbana të komunikojë vendimin, të dy banorët shprehen janë të lumtur që kanë qënë pjesë e kësaj aventure, një eksperiencë plot emocion ku janë njohur me persona e karaktere të tjera. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 19-02-2010
Ada, Graciela dhe Erioni hedhin mendimet se cili banor mund të lërë shtëpinë këtë të shtunë.
Erioni shprehet se të gjithë janë konkurentë të fortë dhe diskutimi mund të jetë ndërmjet Oltës dhe Renatos, ndërsa Graciela thotë hapur se do të donte që të largohej Renatoja.
Ada interesohet nëse Graciela ka biseduar me Oltën, por ajo i përgjigjet se si Olta dhe Jetmiri mendojnë se po sillen drejt e s’po bëjën asgjë gabim. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 16-02-2010
Në shtëpinë e re banorët që janë në nominim kanë shkuar të gjithë në dhomën e gjumit dhe po flenë gjumë. Ndërsa ata flenë, banorët e shtëpisë së vjetër ku një pjesë e mirë e tyre janë të rinj, janë mjaft aktivë në biseda e debate.
Graciela lan enët dhe ndërkohë diskuton me Klodin për gjëra të ndryshme. Hakiu, Rezarta dhe Erjoni flasin për teatrin dhe kinematografinë.
Ata janë ulur te kolltukët dhe Kika sqaron ata për rolet, teatrin, filmimet, aktrimin e gjithçka tjetër që lidhet edhe me profesionin e tij. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 15-02-2010
Katër banorët e vjetur të mbetur në shtëpinë e parë janë mbledhur për të diskutuar mbi nominimet.
Është Erioni që hap bisedën duke thënë se ai dhe Hakiu nuk janë nominuar asnjëherë dhe ndoshta këtë javë mund të dalin të dy dhe Bertina shprehet se ka qejf të shohë Kikën se si do sillet në javën e nominimit. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 15-02-2010
Kladiani nis një diskutim me banorët e tjerë për xhelozinë. Ai pyet Gracielën për të dashurin e saj. Vajza çuditet dhe e pyet përse ai i drejtoi një pyetje të tillë.
Kështu Klodi thotë se nëse e dashura e tij do të puthte një djal tjetër qoftë edhe në faqe, ose do të rrinte shumë pranë një djali tjetër, atij nuk do t’i pëlqente aspak kjo gjë.
Ai pyet Gracielën a bëhëj xheloz i dashuri i saj për sjelljen e Gracielës ndaj djemve të tjerë të shtëpisë. Graciela i përgjigjet se nuk ka përse të ketë xhelozi pasi ai e njeh tipin e saj dhe e njeh atë si person. Lexo artikullin…