Jetmiri është fituesi i Big Brother Albania 3

2

Arbana u komunikon dy baorëve të mbetur se një prej tyre eshte  fituesi i Big Brother Albania 3.Jetmiri eshte konkurrenti fitues i Big Brother Albania 3.

Jetmiri ka fituar edicionin e sivjetmë të “Big Brother Albania” në natën finale të të shtunës mbrëma, e cila përmbyll spektaklin që zgjati 16 javë.

Paraprakisht u eliminua Jona, e cila kishte qenë njëra nga katër të nominuarit nga java që shkoi, së bashku me Erionin, Mirin dhe Klodin. Lexo artikullin…

Një jetë në një libër

0

Arbana i kërkon Jetmirit që të dalë jashtë shtëpisë së BB, pasi aty e pret një surprizë e këndshme.

Ai kalon edhe zonën e tunelit për të dalë jashtë shtëpisë dhe befasohet kur shikon një ambient të ngjashëm me atë përpara shtëpisë së tij.

Miri ulet në nëj karrike e përballë tij është një monitor ku shfaqen disa pjesë nga rrëfimet e tij në dhomën e rrëfimit.

Pjesët filmike tregojnë rrëfimin e Mirit për jetën e tij, një rrëfim prekës që asnjëherë më parë nuk e kishte realizuar me banorët. Lexo artikullin…

Erioni nuk e lë Jetmirin

0

Erioni dhe Jetmiri qëndrojnë në dhomë dhe Jetmiri pyet Erionin në mendon se atij do ti shkonin flokët të prera fare shkurt dhe Erioni përgjigjet se për mendimin e tij, nuk duhet ti presë, por ai e di vetë se ç’bën.

Ndërkohë, Erioni është duke u marrë me rregullimin final të rrobave të tij.

Klodi dhe Domi janë në gjumë e Erioni shprehet se për ta paska qenë kjo jetë dhe djemtë po kujdesen mirë për ata atë dy.

Erioni luan nëpër dhomë me një top të vogël, ndëkohë që banorët e tjerë janë zgjuar nga gjumi. Jetmiri ndjek lojën eErionit dhe e komenton. Lexo artikullin…

Jetmiri i sëmurë

0

Gjatë këtyre ditëve Jetmiri është larë shpesh në ujin e pishinës, madje edhe gjatë orëve të darkës. Duket se kjo ka bërë që Jetmiri të mos ndjehet mirë me shëndetin.

Ai ankohet se ka dhimbje dhe pasi kontrollohet nga mjekët del dhe i tregon Erionit se mjekët i kanë dhënë disa qetësues për dhimjet dhe se ka një ftohje të hehtë muskulare.

Kjo ka qetësuar Erionin i cili pak më parë po diskutonte me banorët e tjerë për gjendjen shendetësore të Mirit. Lexo artikullin…

Jona ngacmon Jetmirin

0

Pa kaluar shumë minuta nga komentet që djemtë bënë për Jonën, kjo e fundit i thotë Mirit se askush nuk qeshi me shakanë e tij i cili pa më parë u tha se mund të dilnin në kopsht ndërkohë që nuk u lejohej.

Ajo i thotë me fjalë të tjera se askujt nuk ia ndjeu për shakanë e tij. Më pas ajo del në kopsht e qesh me Domenikën për “shakanë” e Mirit.

Ndërkohë, Miri i cili nuk i ktheu asnjë përgjigje, fillon ta komentojë me Erionin. Ai thotë se Jona po tregon edukatën që ka duke përdorur ato fjalë.

Erioni qesh me “shpërthimin” e Jonës, sipas tij, kurse Miri shprehet se Jona duket më e vogël nga sa kërkon të tregojë. Lexo artikullin…

Erioni dhe Jetmiri për Jonën

0

Jona është zgjuar nga gjumi plot energji, ndërkohë në dhomën e gjumit kanë shkuar Miri dhe Erioni. Jona merret me sistemimin e gjërave të saja duke kënduar.

Erioni nis ta ngacmojë dhe i thotë Mirit se Jona i pëlqen sepse i duket si fëmijë i lezetshëm. Miri i thotë të mos e ngacmojë, kurse Erioni i thotë Jonës se do e marrë malli për të kur të dalin.

Jona vazhdon të këndojë pa e prishur rehatin. Erioni kthehet nga Miri dhe përsëit se i pëlqen vërtetë Jona si tip, pavarësisht disa reagimeve që e acarojnë. Lexo artikullin…

Miri dhe Erioni diskutojn dhe analizojne

0

Jetmiri dhe Erioni janë vecuar nga të tjerët. Të zhvendosur në dhomën e gjumit, djemtë diaskutojnë tema interesante lidhur me politikën e jashtme që cdo vend aplikon në lidhje me shtetet e tjera.

Jetmiri i tregon Erionit për disa dokumentarë që ka parë ku përvec tyre, flitej edhe për luftrat që ka zhvilluar Izraeli ndaj vendeve të tjera, për terrorizmin e vendeve të Lindjes së Mesme dhe për historinë e hebrenjve.

Gjatë bisedës së gjatë, djemtë ndalen kryesisht në diskutimet për konceptin e shtetit dhe forcën politike, ekonomike dhe historike që e karakterizon atë. Lexo artikullin…