Klodi, i klasifikuari i katërt

0

Arbana njofton banorët se tashmë ka ardhur momenti që të njëri prej finalistëve të lërë shtëpinë. Banorët duken në ankth dhe presin plot emocion vendimin e publikut.

Arbana u komunikon se Klodi është i eleminuari i parë nga katër finalistët. Klodi ngrihet menjëherë dhe përshëndetet me banorët e ndahet me ta.

Klodi, përpara se të dalë nga shtëpia, ndalet përpara pishinës ku shikon katër monitorë për finalistët e në monitorin e përgatitur për të, shfaqen disa momente të bukura nga qëndrimi i tij në shtëpi. Lexo artikullin…

Surprizë për Klodin

0

Të gjithë e dinë tashmë historinë e Klodit, një rrëfim i cili është komentuar sëshumti edhe në BB.

Ai ka treguar shumë pjesë tëkarakterit të tij duke e klasifikuar veten si një personazh i vecantë, plot dinjitet që e ka përdorur atë mjaft mirë në lojën e tij.

Për Klodin dimë edhe raportin e munguar me të atin e po ashtu edhe raportin e vecantë e të bukur me të ëmën, me të cilën ka ndarë gëzime e hidhërime, por që nuk shihet prej kohësh. Arbana e fton Klodin të dalë jashtë shtëpisë. Lexo artikullin…

Klodi në ankth

0

Klodi është ulur pranë vajzave dhe u tregon një histori për gjyshen e tij.

Gjatë diskutimit, Klodi përmend faktin se gjyshja e tij kishte reaguar keq kur kishte parë dy vajza homoseksuale. Ai thotë se ka frikë, por edhe kuriozitet të dijë reagimin i saj tashmë që edhe ai ka deklaruar këtë preferencë seksuale.

Jona mendon se kur të dalë ai, situata do jetë ndryshe dhe reagimi i saj, nuk do jetë më ai i mëparshmi, pasi ka kaluar kohë që kur Klodi e deklaroi këtë gjë. Lexo artikullin…

Klodi kujton Mandin

0

Erioni, Jona dhe Klodi qëndrojnë në kopësht duke biseduar.

Klodi i pyet miqtë se çfarë do të gatuajnë për darkë dhe ai shprehet se duhet të ishte Mandi që t’ua bënte gati përbërësit e nevojshëm për të gatuar.

Klodi shton se i mugon Mandi dhe i pyet ata nëse kanë të njëjtën ndjenjë dhe a i ka marrë malli dhe Jona përgjigjet se ata do të ritakohen me Mandin brenda javës, kështuqë nuk do të ketë shumë kohë shkëputje mes tyre. Lexo artikullin…

Kam qene i dashuruar me nje vajze

0

Mundësia për të marrë një telefonatë nga një i afërm, i ka ngjallur Mandit dëshirën për të folur me vajzën e tij. Ai u përpoq sa mundi gjatë provës, por nuk ia doli mbanë, ndaj i vjen keq që nuk mundi ta realizonte këtë dëshirë.

Malli po arrin kulmin këto ditët e fundit dhe po të njëjtën gjë mendon edhe ai për vajzën e vet. Duke kujtuar njerëzit e dashur, Klodi shprehet se dhe ai dikur ka qënë pak i dashuruar. Mandi dhe Jona bëhen kuriozë dhe i luten që t’u tregojë më shumë pikërisht kur mësojnë se ai ka qënë i dashuruar me një vajzë.

Klodi heziton, por më pas tregon se ka qënë një shoqe në gjimnaz që kishte filluar ta donte, por fakti që emigroi dhe largësia në atë periudhë, bëri që kjo histori të përfundonte pa nisur mirë akoma. Lexo artikullin…

Klodi preket nga portreti i babait të tij

0

Banorët qëndrojnë të gjithë në sallon duke luajtur. Si fillim Erioni praktikon një lojë që konsiston në gjetjen e objektit që njëri banor mban në dorë, e më pas kalojnë në gjetjen e dhjetë shteteve që fillojnë me një gërmë të njëjtë.
Në këto momente, Klodi del nga dhoma e rrëfimit me pikturën e portretit të babait të tij në dorë.

Ai shkon drejt banorëve dhe u thotë se do t’i bezdisë vetëm pak, duke u treguar portretin e babait të tij, që i ka munguar prej shumë vjetësh pasi ka qenë e vetmja foto që kanë patur. Banorët e mbështesin Klodin dhe i thonë se ata e kishin parë tashmë, por nuk ia kishin thënë. Lexo artikullin…

Klodi jep cigare në këmbim të buzëqeshjeve

0

Banorët pasi kanë mbaruar së ngrëni vazhdojnë të qëndrojnë në tavolinë e Klodi fton Kikën e Mandin të pinë nga një kafe. Kika përgjigjet se kafja pa cigare nuk shijon, e Klodi e mohon këtë gjë duke u shprehur se për të nuk është e rëndësishme cigarja.

Kika i thotë Klodit që t’i japë ndonjë cigare pasi nuk i ka dhënë asnjëherë, por Klodi e pyet se çfarë do t’i japë Kika atij në këmbim të cigares. Kika përgjigjet se do t’i japë çfarë të dojë Klodit, mjafton që ai t’i japë një cigare.

Klodi ngrihet nga tavolina për t’i plotësuar kërkesën Kikës, por duke u shprehur se dhe Kika duhet të mbajë fjalën, që do t’i japë atij ç’ti kërkojë

Klodi kthehet me cigare në dorë dhe thotë se do t’u japë të gjithë duhanpirësve nga një cigare ne kushtin që t’i japin nga një buzëqeshje. Lexo artikullin…