0
Postuar nga admin me date 21-04-2010
Manal u ka premtuar banorëve që mbrëmë se do t’i përgatisë ndonjë surprizë për t’a dhe sot në mëngjes e bën realitet premtimin e dhënë. 
Ajo u përgatit nga një gotë lëng të gjithë banorëve dhe ua servir të në dhomë duke u lënë tek kokat e krevatit, atyre që janë ende në gjumë.
Ndërsa Domi dhe Kika janë zgjuar dhe qëndrojnë në kopësht duke u qetësuar, Manal u shërben lëngjet dhe ata e falenderojnë. Po ashtu dhe Mandi e falenderon për gjestin e saj.
Më pas Jetmirit sapo i del gjumi ankohet se ka fjetur shumë gjumë dhe Erioni i thotë se ka tentuar t’a zgjojë dy-tri herë, por Jetmiri nuk ka lëvizur.
Ai çohet nga krevati dhe bisedon me Manal, e cila i thotë se e ka mbuluar me batanije mbrëmë gjatë natës pasi e ka parë që ai kishte ftohtë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 13-04-2010
Jetmiri është shtrirë për të fjetur dhe në dhomën e gjumit vjen edhe Manal. Miri fillon ta ngacmojë me batuta sepse i duket e mërzitur, gjë që ajo e mohon. Më pas, ajo ulet tek krevati i tij e të dy fillojnë të komentojnë debatin e Manalit me Mandin. 
Miri duke e këshilluar, i thotë se ajo bëri gabim që e zgjati aq debatin, por sipas Manalit, ishte Mandi ai që nuk po pushonte.
Miri mendon se ajo duhej të tregonte zgjuarsinë e saj duke mos e cuar më tej debatin, por ta merrte me qetësi. Manal justifikohet se nuk po e duronte dot Mandin sepse i dukej sikur ai e teproi me fjalët që i tha.
Miri insiston në këshillën e vetë duke argumentuar se inteligjenca tregohet në raste të tilla. Ai shton se nuk mund të ndërhynte në atë rast sepse do ta përkeqësonte më tej situatën e të tjerët do e sulmonin që po e mbronte atë, pasi një situatë e tillë është personale. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 13-04-2010
Manal dhe Domenika janë kuzhinë dhe Manal e pyet Domenikën nëse e ka patur të vështirë faktin që pëlqente Seldin, por ndërkohë në shtëpi ishte dhe mamaja e saj. 
Domi i përgjigjet se ajo mamaja e saj ka qënë në dijeni të kësaj simpatie ndërmjet Seldit dhe asaj, pasi ata shpenzonin shumë kohë duke qëndruar të tre bashkë. Domi shprehet se ajo ka marrë mendimin e saj për këtë ndjenjë, por Valentinës i mjafton që e bija të jetë e lumtur dhe të ndihet mirë me atë person që ka pranë.
Manal thotë se kur ka qënë Enxhi në shtëpi dhe ka tentuar të provokojë Seldin, ai është treguar shumë i fortë dhe nuk është lëkundur dhe Manalit i ka pëlqyer shumë ky qëndrim i tij. Domi shprehet se Enxhi i ka thënë që nuk e priste një qëndrim të tillë dhe i ka komplimentuar. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 08-04-2010
Haki dhe Manal, ndërsa vazhdojnë gatimin e drekës, bisedojnë me njeri-tjetrin. Fillimisht ata flasin për të naomnaurit dhe të dy ndajnë dëshirën që këtë javë të dalë Olta nga loja. Më as ata flasin për lidhjet.
Manal i kërkon që Kika t’i tregojë si është njohur me bashkëshorten e tij. Ai nis t’ia tregojë si një përrallë duke e krahasuar atë me lulet.
Më pas, është radha e Manal për të treguar për lidhjen e saj. Ajo tregon se është njohur me një djalë, e pas tre muajsh, u lidh me të duke qëndruar bashkë për dy vjet. Dëshira e saj ishte që ajo lidhje të përfundonte në një lidhje serioze, por gjërat nuk shkuan mirë mes tyre dhe ishte një vendim i të dyve për t’u ndarë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 07-04-2010
Manal dhe Hakiu janë dy banorët e parë që ngrihen këtë mëngjes. Ata merren me përgatitjet e gjërave të tyre dhe takohen bashkë në kopsht ku fillojnë të bisedojnë. Hakiu fillon bisedën për diskutimet e gjata që patën një ditë më parë.
Ai e këshillon Manalin që të jetë më e futur nëpër biseda, ta ngrejë zërin edhe kur të gjithë janë duke folur, pasi sipas tij, mënyra se si diskutojnë ata, shpesh nuk i lejon disa banorë që të shprehin mendimet e tyre.
Ai pranon se një pjesë e banorëve e ka të vështirë atë ta kuptojë kur flet, pikërisht nga gjuha, por nëse ajo insiton të shprehë atë që do, edhe ata do ta dëgjojnë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 07-04-2010
Pasi përfundojnë lojën, Hakiu dhe Manal diskutojnë për shkollën e saj. Manal i tregon për temën e diplomës me të cilën po merret, për të përfunduar kështu studimet. Ajo i tregon përmbajtjen e temës dhe ecurinë deri përpara se të futej në BB. 
Hakiu interesohet për lëndët që ka bërë ajo gjatë studimeve dhe ajo ia tregon në mënyrë të përgjithshme. Më pas ata flasin edhe për studimet pasuniversitare dhe master-at.
Hakiu tregon se ai është duke vazhduar një master për median dhe duke dëgjuar nga Manal se dhe ajo dëshiron të vazhdojë më tej studimet, i tregon për shkollën e vetë dhë mundësitë që ka ajo për ta vazhduar atë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 07-04-2010
Pas diskutimeve të gjata banorët shpërndahen në drejtime të ndryshme. Kështu Jetmiri dhe Tatiana gatuajnë darkën, një pjesë fillojnë të luajnë basketboll, ndësra Seldi dhe Manal dalin jashtë në oborr dhe bisedojnë. 
Fillimisht ata flasin për nënën e Seldit ku djali i shpjegon vajzës mardhënien e ngushtë dhe dashurinë e madhe që ka ai për nënën e tij. Pas tij edhe Manal flet për veten e saj dhe thotë se edhe ajo ka mardhënie shumë të mirë me nënën e saj, por ndryshe nga nëna e Seldit nënës së saj i duhet që të flasë dhe të kuptojë gjashtë fëmijë dhe jo vetëm një.
Pas kësaj Seldi i thotë Manal-it se ai e pëlqen tipin e saj dhe faktin që ajo sillet njëlloj si gjatë nominimit, ashtu edhe gjatë kohës që nuk është në nominim. Manal thotë se ajo është e pjekur për moshën që ka dhe është e aftë që të veprojë me llogjikë. Lexo artikullin…