Surprizë për Mandin

1

Gjatë javës, banorët kanë patur një provë javore ku duhet të shkruanin më shpejt një tekst të përcaktuar në një celular gjigand dhe ai që fitonte lojën, fitonte të drejtën për të patur një telefonatë nga një i afërm.

Banorët shohin një klip ku përmblidhen momentet më pikante të kësaj prove e cila shpesh ka sjellë debate mes banorëve pas dëshirës së disave që lojën ta fitonte Mandi e të fliste me vajzaën. Debatet kanë qënë më së shumti mes Jonës dhe Mirit.

Në klip shfaqet edhe Domi e prekur që Jona mori telefonatë nga motra e saj si dhe debati mes dy vajzave pasi Jona i tha se ndjehej keq që Domi qante. Lexo artikullin…

Hakiu dhe Mandi sqarohen

0

Kika dhe Mandi kanë pasur disa përplasje me njëri-tjetrin në javët e kaluara. Mandi e ka qyajtur Kikën sikur ky i fundit i ka sulmuar banorët e tjerë në javët që nuk ka qënë në nominim.

Ai ka thënë se Kika nuk i thotë gjërat në sy, por pasi akumulon vazhdimisht shpërthen duke u konfliktuar me ndonjërin prej banorëve. Nga ana tjetër edhe Kika është shprehur keq për Mandin. Ai ka thënë se Mandi është munduar që ta sulmojë shpesh duke përdorur ironitë.

Tashmë ata mbeten vetëm dhe fillojnë që të diskutojnë për të sqaruar keqkuptimet. Mandi i tregon Kikës se e ka nomunuar këtë javë me arsyen se donte të shihte nëse ishte i njëjtë Kika edhe në nominim. Mandi thotë se ai i thotë gjërat se si janë. Lexo artikullin…

Të kandiduarit e javës

1

Banorët kanë shkuar në dhomën e rrëfimit një nga një ku kanë dhënë nominimet për këtë javë sëbashku me arsyet se përse duan që dy nga banorët të shkojnë në nominim.

Nga nominimet e bërë, në kandidim për këtë javë shkojnë katër banorë që janë: Hakiu, Tatiana, Mandi dhe Seldi.

Arbana ua komunikon edhe banorëve emrat. Mandi, në përfundim të komunikimit të Arbanës, merr fjalën dhe i bën një apel gjithë brezit që ai përfaqëson, moshës së vet duke treguar se cfarë kanë bërë ata për Shqipërinë. Arbana, nisur nga kjo u jep të drejtën edhe banorëve të tjerë që të bëjnë një apel. Lexo artikullin…

Debati Haki-Mandi

0

Hakiu dhe Mandi, gjatë fillimit të javës janë konfliktuar me njeri-tjetrin. Për ta shfaqet një klip me momente nga debati, fillimi si rezultat i një loje dhe ecuria e tij.

Gjatë debatit, ata kanë ofenduar në mënyrë të nëpasnjëshme njeri-tjetrin, duke e rënduar situatën mes tyre. Në përfundim të klipit, Hakiu shprehet se ishte një keqkuptim nga ana e tij, reagim jo i duhur në momentin jo të duhur, por sidoqoftë ishte një akumulim nga fjalët e vazhdueshme të Mandit.

Ai tregon se në cdo bisedë, Mandi fliste vetëm me ironi dhe me kunja duke treguar injorancë të vazhdueshme, sipas tij e madje këtë, jo vetëm me të por edhe me banorët e tjerë. Hakiu kërkon që vetëm t’ia thotë në sy ato që mendon. Lexo artikullin…

Mandi përballë Klodit e Oltës

0

Banorët janë ulur për të ngrënë dhe mendojnë për ditën e nesërme që do të gatuajnë peshk, pasi i ka marrë malli. Manal shprehet: “Nesër është dita jonë” dhe Kika i përgjigjet se çdo ditë është e atyre.

Teksa hanë Klodi kujtohet se nesër është e shtunë dhe çdokush mund të largohet dhe duke mos qënë në nominim, ashtu siç ndodhi me Adën, që ishte shumë e papritur tq largohej pasi nuk ishte në nominim, por doli në sajë të nominimit të dyfishtë.

Ai shton se të gjithë kanë për të dalë një ditë dhe nuk kanë pse të shqetësohen se kur do të ndodhë. Më pas Olta afrohet tek Klodi dhe ai e përqafon duke i thënë se ajo është si kukull dhe e ka shoqe dhe mike. Klodi shprehet me shaka se ka mundësi ta nominojnë meqënëse ka qënë sëmurë dhe ka ndenjur shumë shtrirë. Lexo artikullin…

Mandi dhe Erioni ngacmojnë Klodin

1

Mandi dhe Erioni ngacmojnë Klodin, fillimisht lidhur me temën për diskutim që hapi, ashtu papritur duke i mbledhur gjithë banorët e më pas në lidhje me Oltën.

Ata shprehen me shaka se Klodi rri gjithnjë nga pas Oltës duke mos e lënë atë të lirë të veprojë.

Klodi i pyet se përse ata mendojnë ashtu dhe i pyet se përse nuk e pranojnë se ai e konsideron atë si motër, duke ditur që dhe vetë ata janë shprehur kështu për ndonjë shoqe të ngushtë të tyre.

Mandi i thotë se po e ekzagjeron me këtë pyetje, ndërsa Klodi kthehet nga Olta duke e pyetur nëse është e vërtetë ajo që thonë djemtë. Olta i përgjigjet se nuk ndjehet aspak e penguar prej tij, madje e quan veten të lirë të bëjë cfarë të dojë. Lexo artikullin…

Mandi dhe Kika ne debat

0

Banorët kanë zgjedhur të luajnë përsëri lojën me pantomima. Gjatë kohës që kanë qënë duke luajtur, Mandi është përpjekur për të gjetur një fjalë dhe derisa të arrijë t’a gjejë përmend Kikën, më pas biçikletë e më së fundmi fjala është parazit.

Pasi e gjen fjalën ai thotë që dhe Kika si parazit është. Kika është në ambejntin e gatimit, dhe mesa duket veshi i ka kapur vetëm fjalët e fundit. Ai vjen tek Mandi dhe i thotë që ai duhet të ketë guximin që mendimet që ka për të, t’ia thotë në sy.

Mandi i përgjigjet se ai nuk ka thënë asgjë prapa krahëve për të. Ai përmend faktin që Kika ka dashur t’a nxjerrë Erionin si Don zhuan, dhe po ashtu për Edin që dhe pse ka qëndruar dy muaj me të, është kujtuar që t’ia thotë mendimet në fund, dhe të gjitha këto ia ka thënë në sy.

Kika shprehet se e ka vënë re disa herë Mandin, që sapo ai i thotë diçka, Mandi shkon e flet me të tjerë. Lexo artikullin…