Olta në studion e BB

1

Olta vjen në studio dhe mirëpritet me një duartrokitje. Ajo shprehet se nuk e priste dhe u cudit që doli, por këtë gjë e di publiku. Olta thotë se ka dashur gjithnjë që të votohet si Olta, e fortë e për atë që jep aty.

Arbana e pyet për pozicionimin e saj mes raportit të Erionit dhe Bertinës. Ajo shprehet se ka qënë korrekte ndaj tyre, s’donte të hynte në mes apo të prishte lidhjen e tyre. Olta mendon se tek Erioni, nga sjellja e tij, ka parë se lidhja ishte një lojë e po kështu edhe nga Bertina.

Ajo thekson sërish se është një mike e mirë me Erionin. Arbana e pyet edhe për raportin me Mirin dhe ajo tregon se u prish raporti mes tyre pas një ofeze të tij dhe që nuk i kërkoi asnjëherë falje si dhe që thoshte gjëra jo të vërteta. Lexo artikullin…

Mandi përballë Klodit e Oltës

0

Banorët janë ulur për të ngrënë dhe mendojnë për ditën e nesërme që do të gatuajnë peshk, pasi i ka marrë malli. Manal shprehet: “Nesër është dita jonë” dhe Kika i përgjigjet se çdo ditë është e atyre.

Teksa hanë Klodi kujtohet se nesër është e shtunë dhe çdokush mund të largohet dhe duke mos qënë në nominim, ashtu siç ndodhi me Adën, që ishte shumë e papritur tq largohej pasi nuk ishte në nominim, por doli në sajë të nominimit të dyfishtë.

Ai shton se të gjithë kanë për të dalë një ditë dhe nuk kanë pse të shqetësohen se kur do të ndodhë. Më pas Olta afrohet tek Klodi dhe ai e përqafon duke i thënë se ajo është si kukull dhe e ka shoqe dhe mike. Klodi shprehet me shaka se ka mundësi ta nominojnë meqënëse ka qënë sëmurë dhe ka ndenjur shumë shtrirë. Lexo artikullin…

Domenika vë në dijeni Oltën

0

Banorët kanë vazhduar të peshkojnë deri sa u ka rënë gongu. Ata çuditen dhe i vjen keq që prova mbaroi me kaq, pasi nga dhjetë peshq që duhet të kapnin, kanë arritur të peshkojnë vetëm gjashtë.

Klodi shprehet se të jesh peshkatar është profesion i vështirë dhe ata nuk mund t’a bënin aq lehtë. Domi shprehet se i vjen keq që ka mbaruar koha për të peshkuar, pasi po fillonte ti pëlqente kjo gjë.

Mandi thotë se ata janë përpjekur, por nuk kanë patur fat.
Më pas Olta fton Domin që të ulet pranë saj që të bisedojnë dhe e pyet nëse është grindur me Seldin. Lexo artikullin…

Klodi nuk i tregon Oltës

0

Klodi vazhdon të qëndrojë në kopësht me shpresën se do të arrijë të kapë ndonjë peshk dhe pranë tij afrohet Olta, e cila sapo është ngritur nga gjumi.

Ata të dy përshëndeten dhe Klodi e pyet nëse Domi ka folur me të dhe a i ka thënë ndonjë gjë. Olta përgjigjet me habi se nuk di asgjë pasi nuk ka patur mundësi të flasë me Domin dhe i thotë Klodit t’ia tregojë çfarë ka që nuk shkon.

Klodi përgjigjet se ai nuk mund t’ia thotë nëse nuk e ka bërë Domi këtë gjë dhe Olta hedh një hipotezë se ndoshta problemi është që Domi mund të jetë grindur me Seldin, por Klodi nuk jep asnjë informacion të mëtejshëm dhe shprehet se zërë se nuk ka thënë asgjë. Lexo artikullin…

Olta dhe Tatiana sqarohen

0

Olta dhe Tatiana kanë shkuar në dhomë për të folur me njëra-tjetrën, pas diskutimit që është bërë në dhomën e ndenjes.

Olta i thotë asaj që tani doli në pah që ajo nuk njeh disa nga banorët, dhe jo vetëm atë, pasi dje Tatiana është shprehur se vetëm Oltën nuk njeh në të gjithë shtëpinë. Olta shton se ajo ka kuptuar që Tatiana është influencuar nga fjalët e Jetmirit, pasi ajo e kupton nëse ka qënë vetvetja, apo jo.

Tatiana shprehet se ajo e ka patur këtë mendim që para se të fliste me Mirin, e më pas ai i ka treguar se që kur kanë qënë te shtepia e vjetër, kur e pyeste Oltën, ajo nuk i kthente përgjigje. Tatiana shton se këtë mendim të Mirit, ajo e ka mbështetur pasi ajo ka folur me të gjithë banorët veç e veç, e ndërsa me Oltën tani po ndodh kjo gjë. Lexo artikullin…

Kandidimet e javës

0

Tre banorët që i shpëtuan eleminimit për këtë javë kanë një rol të vecantë në kandidaturat për javën tjetër. Ata zgjedhin nga një ngjyrë e më pas nga dy persona për të formuar skuadrën e tyre.

Kështu Hakiu zgjedh ngjyrën blu dhe skuadra e tij formohet nga Erioni dhe Miri. Klodi me ngjyrën e bardhë përzgjedh Mandin dhe Tatianën, ndërsa Olta me ngjyrën e kuqe, përzgjedh Seldin dhe Domenikën.

Të përjashtuarit nga përzgjedhja janë Edi dhe Manal të cilët automatikisht shkojnë në televotim. Cdo skuadër shkon në një dhomë të vecantë dhe aty vendosin se cili banor prej tyre, brenda skuadrës, mund të shkojë në nominim. Lexo artikullin…

Erioni dhe Olta duan intimitet për të folur

2

Olta dhe Erioni janë të parët që zhvillojnë provën e javës dhe duke qënë se të gjithë banorët i qëndrojnë rreth e rrotull, ata i thonë se duan intimitet për të folur me njëri-tjetrin, por ata nuk po i lënë të qetë. b

Jetmiri dhe Kika reagojnë duke përsëritur fjalët që thanë ata dhe çohen të ikin, ndërkohë që dhe Bertina ndodhet aty duke luajtur me top me Mandin. Më në fund Erioni me Oltën kanë mbetur vetëm dhe fillimisht kanë folur për një lidhje që Erioni ka patur jashtë, e më pas kalojnë tek Bertina.

Olta e pyet se si e mendon lidhjen me Bertinën dhe Erioni përgjigjet se ata kanë disa mosmarrveshje dhe mospërputhje dhe ai ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek ajo, por thotë se do të shikojë se si do të shkojë. Lexo artikullin…