2
Postuar nga admin me date 17-03-2010
Në dhomën e gjumit fiken dritat dhe Jetmiri me Valonin dalin jashtë të pinë cigare. Teksa bisedojnë Jetmiri i thotë Valonit se kërkon shkruajë në një bluzë të bardhë diçka për Rezartën dhe për këtë i duhen disa kolore të cilat do t’i kërkojë më vonë në dhomën e rrëfimit. 
Atë e ka marrë malli shumë për të dashurën e tij dhe kërkon që të shkruajë diçka për të kujtuar atë dhe kohën e qëndrimit me të në BB. Kështu ai thotë se do të shkruaj ndonjë nga shprehjet që përdorte Rezarta kur fliste me të, ose kur bënte shaka.
Jetmiri i tregon Valonit se atë e ka marrë malli për mënyrën se si Rezi e thërriste “O zemër”. “Zemër, o zemër, ah kur ia bënte zemër” i thotë Jetmiri Valonit dhe ky i fundit qesh. Ata diskutojnë edhe për ndonjë rreng që mund t’u bëjnë banorëve të tjerë të shtëpisë ku Jetmiri i këkon mendim Valonit, por ky i fundit nuk ka asnjë ide konkrete. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 11-03-2010
Erioni dhe Bertina qëndrojnë të dy pranë njeri-tjetrit të përqafuar. Ata dëgjojnë këngët në sfond dhe i komentojnë ato. Erioni i kërkon asaj që t’i përkthejë disa prej tyre, pikërisht ato që i këndojnë dashurisë. Bertina, ndërsa këndon, i përkthen këngët Erionit.
Ai i kërkon Bertinës që të shkruajë te dora e saj gërmat E dhe B, ndërsa ajo mendon se më mirë do ishte që secili të shkruante gërmën e tjetrit.Të njëjtën gjë bëjnë edhe Jetmiri me Rezartën ku është Jetmiri ai që i përkthen vargjet e këngëve Rezartës. Të dy ciftet i shprehin dashurinë njeri-tjetrit nëpërmjet dedikimit të këngëve.
Një bisedë e vecantë për të gjithë banorët është ajo për provën e javës. Ata herë pas here komentojnë se si do të zhvillohet ajo dhe duken tepër entuziastë kur flasin për të. Ata shprehen se mezi po presin deri sa ta fillojnë atë dhe përvec se bisedojnë, ata edhe përpiqen që të provojnë pozicione të ndryshme të qëndrimit të trupit gjatë patinazhit si dhe bisedojnë për veshjet që duhet të përdorin atje. Lexo artikullin…
2
Postuar nga admin me date 10-03-2010
Jetmiri dhe Rezarta bisedojnë në dhomën e gjumit për Adën. Rezarta i thotë Mirit se Ada ka ndryshuar sjellje dhe mendim për Rezartën nga java e parë deri tani. Ajo thotë se për këtë Ada është e ndikuar nga banorët e tjerë, kryesisht nga Olta. 
Jetmiri e kundërshton mendimin e Rezit duke thënë se nuk ka sesi Ada 26-vjeç, të ndikohet nga të tjerët.
Rezi i thotë se ajo ka vënë re një distancim nga ana e Adës. Rezarta thotë se Ada është e ndikuar nga Olta pasi të dyja mendojnë se Rezi është shumë e dhënë pas ndjenjave për Jetmirin. Miri i thotë se kjo është problem i tyre jo i Rezartës. “Ajo humbet njohejen me një vajzë të formuar si ti” i thotë Miri Rezartës. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 10-03-2010
Shathethemet në shtëpinë e BB duket se nuk kanë të sosur edhe pas largimit të disa prej banorëve më aktiv të lojës. Kështu Rezarta vazhdon të bisedojë me Bertinën për sjelljen e banorëve të grupit tjetër dhe veçanërisht për Oltën. 
Rezarta i tregon Bertinës për debatin që pati me Oltën duke theksuar se ajo është si gjithë të tjerët dhe fakti që nuk ka dashur të bisedojë javët e para, ka qwnw për të shmangur paragjykimet dhe thashethemet te banorët e tjerë qw mund tw lidhnin gjithçka me Jetmirin.
Unë nuk desha me fol më parë se nuk doja që ata të thoshin se unë jam e fryme prej Mirit” thotë Rezi dhe Bertina e mbështët në mendimet se Olta është shumë ironike. Bertina i thotë se Olta nuk del asnjëherë ballëpërballë në debat, por pasi studion situatën futet aty ky intereson. Lexo artikullin…
1
Postuar nga admin me date 09-03-2010
Miri dhe Rezarta kanë gjetur një vend ku të qëndrojnë bashkë pa u parë nga të tjerët. Ata janë futur poshtë tavolinës dhe e kanë mbuluar atë me një mbulesë të gjatë që të mos duken fare. Të tjerët e dinë dhe e komentojnë këtë gjë.
Gjatë natës, Seldi shkon tek tavolina dhe përgatit dicka për të ngrënë. Ai qëndron aty ndërsa ha. Miri i thotë që të largohet sepse ai po rri aty me Rezin dhe sa për respekt, mund të hante në ndonjë vend tjetër. Seldi i thotë që ta lërë rehat dhe Miri ia kthen se të ishte në ndonjë moment tjetër, do ia kishte thyer brinjët.
Të dy djemtë kapen me fjalë, por Rezi ndërhyn dhe ata nuk e zgjasin. Miri, më pas, këtë gjë e diskuton edhe me Rezin dhe ajo i thotë se ai nuk duhej të ishte shprehur ashtu sepse deri të shtunën, Seldi do ia thotë gjithë kohës. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 08-03-2010
Jetmiri dhe Rezarta kanë qëndruar në tavolinën e ngrënies duke biseduar pasi të gjithë kanë mbaruar së ngrëni. Rezi shprehet se kur Jetmirit i është bërë pyetja gjatë spektaklit, nëse Enxhi do të kishte ardhur para Rezit a do të kishte ndodhur gjë mes tyre, ai duhet të ishte shumë i sigurt në përgjigje pasi dhe pse nuk kanë qenë të lidhur dhe Enxhi është munduar t’i afrohet, mes tyre nuk ka lindur asgjë. 
Jetmiri e mbështet mendimin e saj dhe thotë që ai i ka theksuar gjithmonë Enxhit që e ka patur vetëm shoqe dhe Rezi i ka thënë të mos e lëndojë. Ai shprehet se i ka ndjenjur afër spse mendonte që po vuante, dhe i vinte keq për të. Rezi shprehet se banorët mund të nxjerrin gjithfarë komentesh, por ata të dy i kanë punët jashtë.
Jetmiri thotë që ata do t’i japin shpjegime vetëm njëri-tjerit, dhe askujt tjetër.
Biseda e tyre vazhdon në kopësht dhe Jetmiri e pyet Rezartën se si ndihet sot. Ajo përgjigjet që ndihet po njësoj, sepse ia ka shprehur dhe më parë që nuk mund të ndihet nga njëra ditë në tjetrën, ndryshe. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 06-03-2010
Rezarta del jashtë dhe nis një bisedë me Valonin. Ajo i kërkon Valonit që të mbrohet kur të tjerët flasin për të. Rezi tregon për debatin që pati me Bledarin. 
Aty është edhe Jetmiri i cili thotë se Valoni sado keq të shprehet, e ka të drejtën e tij për tu shprehur dhe më pas u jep këshilla Valonit dhe Rezit se si duhet të veprojnë gjatë debateve me banorët e tij. Rezarta i thotë Valonit se ai nuk duhet të heshtë sepse është në një vend ku mund të tregojë njohuritë e tij.
Valoni thotë se atij nuk i intereson se çfarë mendojnë banorët e tjerë “a po dun ata me dal karagjoz, edhe unë karagjoz po dali, s’po më intereson hiç se ça po thonë ata” thotë Valoni. Lexo artikullin…