1
Postuar nga admin me date 15-05-2010
Pas daljes së Jonës, Arbana njofton zyrtarisht finalistët e këtij edicioni që janë Domenika, Erioni, Jetmiri dhe Klodi të cilët do t’i gëzohen deri në fund aventurës së tyre.
Ajo i përgëzon ata, nërsa ata duken vërtetë të lumtur dhe brohorasin nga gëzimi. Arbana i kërkon finalistëve që të ulen sëbashku, pasi sërish ata janë ulur si cdo javë të ndarë në dy grupe. Ata nuk hezitojnë aspak dhe sëbashku ulen në një kolltuk të vogël, duke treguar unitet në këto caste të fundit. Tashmë, zyrtarisht hapet televotimi se cili do të fitojë Big Brother.
Për të gjithë banorët është rezervuar nga një surprizë. Protagonistja e radhës është Domenika ku surpriza për të ka një karakter romantik. Domenika është finalistja e vetme vajzë e këtij edicioni, një vajzë plot vlera artistike, një karakter pozitiv që ka dhuruar shumë emocione si e vetme, ashtu edhe në sajë të lidhjes së saj me Seldin. Arbana i kërkon Domenikës të dalë në oborr, pasi aty do të realizohet një ëndërr e bukur. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 28-04-2010
Domenika organizon një surprizë për Seldin me rastin e 3-mujorit të lidhjes së tyre. Ajo ndimohet nga Klodiani dhe Eridiona.
Seldin e thërrasin në dhomën e rrëfimit dhe Domenika përfiton nga mungesa e tij dhe së bashku me Jonën dhe Klodin përgatisin një atmosferë romantike jashtë duke ndezur qirinj. “Vëllai i Madh” i ka vënë në dispozicion disa tullumbace në formën e zemrës të cilat Domi i ka ludhur te varka që banorët ndërtuan me gazetën “Shqip” disa javë parë për një provë javore.
Vajza hipën në varkë dhe pret që seldi të vij aty. Klodi shkon dhe merr Seldin dhe e çon te Domenika. Çifti hipin të dy në varkë për të festuar fillimisht aty njohjen e tyre, ndërsa banorët futen brenda për t’u lënë hapërirën e nevojshme të dyve. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 20-04-2010
Ndërsa të gjithë banorët flenë, Domenika i tregon Seldit për disa studime në lidhje me fenë e shtyrë nga kurioziteti. Ajo tregon se nëpër libra të ndryshëm, i kishte bërë përshtypje se nuk gjente shumë informacion mbi Jezu Krishtin.
Sipas saj, Kishës i ka leverdisur që ta kthejë figurën e tij në të shenjt dhe të merret si simbol apo pikë referimi përshembull në kalendarin që përdorim.
Domenika tregon se ka parë një dokumentar në të cilin tregohej se gjatë një kongresi që ka mbajtur perandori Kostandin, është vendosur që Jezu Krishti të shenjtërohej e të quhej i pavdekshëm, të quhej Biri i Perëndisë dhe të nderohej më pas. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 19-04-2010
Seldi dhe Domenika duken shumë të lumtur e ndërsa luajnë e qeshin, dalin në kopsht ku fillojnë të këndojnë të dy bashkë. Në mes të këngës, Seldi i thotë Domit se në lidhje me Mirin, duhet të tregojë indiferentizëm.
Domenikës i duket e pavend kjo këshillë e Seldit pasi janë duke u argëtuar bashkë, të cilën edhe ai vetë e pranon duke thënë se ndonjëherë flet kot. Më pas, Seldi i tregon Domit për debatin mes Erionit dhe Hakiut dhe të dy e komentojnë atë.
Për Domenikën, Hakiu atë shprehje e ka thënë seriozisht dhe tregon se ai ka nisur të kapet me të gjithë banorët si me të gjatë natës së kaluar, e Klodin gjatë drekës dhe me Erionin tani. “ Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 19-04-2010
Seldi dhe Eridiona diskutojnë për Jetmirin ku të dy flasin keq për të. Jona flet keq për Jetmirin duke marrë shkak nga një lojë e Jetmirit i cili i thotë Jonës se ndjen për të dhe më pas i thotë se ishte vetëm një shaka, por që ajo nuk e pranoi.
Jonës nuk i pëlqeu aspak kjo shaka e tij dhe për më tepër fakti që fjalori i ulët që Jetmiri ka përdorur me të, është një ndër gjërat që Jona urren në jetën e përditshme. Seldi flet edhe ai keq për të duke thënë se nuk ka njohur asnjëherë një njeri kaq të keq në shpirt sa Jetmiri.
Seldi thotë se ai nuk e kupton se si Mirin nuk po e nxjerr publiku jashtë, por Jona i thotë se varet se si duken veprimet e tij jashtë. Më tej ai thotë se Jetmiri nuk ka se çfarë të japë më tepër sesa këtë që ka dhënë deri tani. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 13-04-2010
Seldi dhe Domenika fillojnë të flasin edhe për atmosferën e krijuar në shtëpi.
Domi shprehet se i duket një atmosferë e ftohtë dhe se i mungojn shumë ata njerëz që kanë dalë. Seldi ia kthen se të dy mund t’ia dalin që ta rregullojnë këtë atmosferë, të paktën për veten. Më pas, biseda e tyre ndryshon dhe ata fillojnë të flasin për banorët e tjerë.
Domi fillon t’i tregojë një bisedë mes saj dhe Tatianës, se cilin do donin të dilte të shtunën ku Domi kishte thënë se nuk donte të dilte Olta se për të tjerët nuk kishte rëndësi. Tatiana ishte përgjigjur se nuk donte të dilnin Hakiu dhe Manal, ndërsa për të tjerët s’e kishte problem. Lexo artikullin…
1
Postuar nga admin me date 11-04-2010
Banorët kanë shkuar në dhomën e rrëfimit një nga një ku kanë dhënë nominimet për këtë javë sëbashku me arsyet se përse duan që dy nga banorët të shkojnë në nominim. 
Nga nominimet e bërë, në kandidim për këtë javë shkojnë katër banorë që janë: Hakiu, Tatiana, Mandi dhe Seldi.
Arbana ua komunikon edhe banorëve emrat. Mandi, në përfundim të komunikimit të Arbanës, merr fjalën dhe i bën një apel gjithë brezit që ai përfaqëson, moshës së vet duke treguar se cfarë kanë bërë ata për Shqipërinë. Arbana, nisur nga kjo u jep të drejtën edhe banorëve të tjerë që të bëjnë një apel. Lexo artikullin…