Valoni është sëmurë

0

Sapo ndizen dritat dhe muzika në dhomën e gjumit, çohet Kika dhe Edi të cilët ndërsa merren me punët e tyre personale, mundohen të zgjojnë edhe banorët e tjerë. Ata dalin jashtë për të shijuar edhe një tjetër ditë të ngrohtë dhe një e nga një të gjithë të tjerët zgjohen nga gjumi.

Pas disa minutash Valoni vjen jashtë duke u kollitur. Ai u tregon Edit dhe Kikës se është i sëmurë. Valoni është larë në pishinë ku uji ka qenë i ftohtë dhe tashmë ka dhembje fyti.

Ai shkon në dhomën e rrëfimit për të kërkuar ndonjë ilaç qetësues dhe pas disa minutash kthehet përsëri në obarr. Përveç fytit Valoni ankohet edhe nga dhëmbët, dhimbja e kokës dhe pagjumësia.

Banorët shqetësohen për shëndetin e Valonit dhe fillojnë t’i japin këshilla si ai të kujdeset më tepër për shëndetin e vet. Lexo artikullin…

Komente për lojën me shishe

0

Valoni, Erioni dhe Jetmiri komentojnë lojën me shishe që u zhvikllua pak më parë dhe përgjigjet që u dhanë. Valoni shprehet se një pjesë e përgjigjeve ishin furca. Miri mendon se banorët e tjerë kërkonin që me anë të pyetjeve që bënin, të kapnin Valonin në gabime dhe shprehet se duke qënë të gjithë grup në atë lojë, duke thënë një fjalë njeri e një tjetri, ata përpiqen që të marrin atë që duan.

Ai citon fjalët e tyre kur i thanë Valonit se është kontradiktor me përgjigjet dhe shprehet se ata këtë gjë donin të arrinin e ndërkohë sipas tij, Valoni nuk doli mirë në sy të publikut. Miri shpreh habinë e tij se Hakiu kishte disa ditë që kërkonte ribashkimin e grupeve dhe nuk ia kishte arritur, ndërsa banorët, vetëm me anë të një loje e arritën këtë gjë dhe sipas tij, kjo ishte e paramenduar nga grupi tjetër.

Hakiu ndërhyn dhe thotë se asgjë nuk u arrit në atë lojë, duke nënkuptuar paramendimet e banorëve dhe shton se Valoni u përgjigj korrekt e askush nuk arrit që të kapte ndonjë gabim të tijin., ndërsa Miri këshillon Valonin që të ketë kujdes me lojërat. Erioni i thotë se vec ai mungonte në atë lojë, por Miri ia kthen se nuk donte që të luante me ta në grup sepse mendon se në grup është e vështirë që t’i luftosh ndërsa tek e tek është më e lehtë. Lexo artikullin…

Miri kërkon më tepër nga Valoni

0

Jetmiri ka kërkuar nga Valoni që të bisedojnë pak bashkë. Ata dalin në kopësht dhe Valoni shprehet se ajo po ndjehet shumë mirë me veten aty brenda, por i mungon shoqëria e vjetër që ka patur dhe pasi Jetmiri e pyet për kë e ka fjalën, ai përgjigjet që ndjen mungesën e Rezartës.

Ai thotë se vetëm Rezi ka qënë e aftë t’a kuptojë vërtet atë dhe Jetmiri shprehet se këtë gjë mund t’a bëjë dhe ai, por Valoni i përgjigjet që Jetmiri nuk mund t’a zevëndësojë Rezin. Valoni shprehet se Rezin e ka patur njësoj si shoqet që ka në Prishtinë.

Jetmiri i thotë që Valoni mund të pravojë t’a konsiderojë dhe atë si Rezin, por Valoni shprehet se e di shumë mirë që ai nuk mund t’a kuptojë aq mirë sa ajo. Jetmiri thotë që Valoni mund t’a mësojë atë si t’a kuptojë dhe Valoni përgjigjet se kjo do të merrte shumë kohë. Lexo artikullin…

Aktrimi i Valonit

0

Jetmiri dhe Seldi i janë bashkur Erionit dhe Bertinës në kopësht. Jetmiri ka bërë në plan me Valonin që ky i fundit të aktrojë duke ndenjur në buzë të pishinës sikur ka rënë në mendime të thella dhe me banorët do të merrët Jetmiri.

Ky i fundit kur shkon tek ata i thotë që Valoni ishte duke i folur përçart se e ka marrë malli për shokët e tij dhe Erioni përgjigjet që kjo gjëndje e ka kapur dhe atë dhe nuk është ndonjë gjë shqetësuese. Jetmiri shprehet se Valoni është i vogël dhe i tolerohen këto, por Bertina përgjigjet që ai nuk është i vogël por është i pjekur. Më pas Valoni afrohet tek ata dhe Jetmiri e pyet se çfarë i ka ndodhur dhe mos nuk është mirë.

Këto jaën trillime nga ana e dy djemve për të rënë në sy të banorëve të tjerë. Valoni shprehet se ai i është shfaqur një pamje në momentet që ka qënë duke ndenjur pranë pishinës. Jetmiri bën dikur çuditet nga fjalët e Valonit dhe e pyet vazhdimisht nëse ndjehet mirë. Lexo artikullin…

Valoni dhe Miri flasin për Rezin

0

Valoni dhe Jetmiri kanë dalë për të biseduar në kopësht pasi Valoni i ka kërkuar t’i thotë diçka Jetmirit dhe Rezit. Jetmiri e pyet nëse Valoni mendon që Rezi po vepron gabim dhe Valoni përgjigjet që nuk e ka thënë këtë.

Jetmiri thotë që ai nuk e ka detyruar Rezin të bëjë ndonjë gjë dhe ajo është e aftë vetë të vendosë se çfarë duhet të bëjë. Valoni pohon se dashuria nuk ka kufi dhe disa gjëra nuk i kontrollon dot. Jetmiri i thotë që nuk kanë pse të kontrollohen kur janë duke jetuar jetën ashtu siç i vjen.

Valoni dhe Miri thonë njëzëri që banorët e tjerë nuk po veprojnë ashtu siç e ndjejnë dhe po shtriren. Jetmiri shprehet se ai dhe Rezi u paragjykuan sepse bënë atë që ndjenin. Jetmiri thotë se të gjithë shtriren të jenë ata që nuk janë në të vërtetë. Duke qënë se aty ka ardhur dhe Kika, Valoni thotë me shaka që Kika mundohet të jetë djalë i mirë, por nuk është. Lexo artikullin…

Miri dhe Valoni flasin për provën e javës

0

Jetmiri dhe Valoni kanë në kopësht për të pirë cigare, dhe bisedojnë për provën e javës. Ata mendojnë çfarë do të veshin që të jenë sa më komod dhe Jetmiri i shpreh Valonit mendimin që kur të jenë tek pista e patinazhit, t’a shtyjnë Hakiun për t’a rrëzuar. Valoni thotë me shpoti që Kika nuk mund të bëjë patinazh pasi është shumë i madh në trup.

Jetmiri i kthehet dhe njëherë idesë së tij dhe thotë që kur t’a shtyjnë Hakiun, ai do t’iu bërtasë dhe Miri me Valonin shprehen që këtë gjë do të presin të marrin, reaimin e Kikës. Më pas ata komentojnë dhe për Erioni dhe Miri i kërkon Valonit të imagjinojë Erionin duke bërë patinazh.

Valoni bën disa lëvizje duke imituar Erionin dhe thotë që për të nuk duhet të ketë këpucë ngaqë e ka kë këmbën e madhe. Jetmiri shprehet se di që personat që e kanë këmbën e madhe e kanë më të lehtë për të bërë patinazh. Lexo artikullin…

Do e ruaj shoqërinë me Jetmirin

0

Pas bisedës që pati me Seldin, Valoni shkon e diskuton me Kikën. Fillimisht ai i tregon për bisedën që pati me Seldin duke thënë se askush nuk mund që të thojë rri me dikë apo mos rri.

Teksa Valoni i tregon për Seldin që i kërkonte që të prishte shoqërinë me Jetmirin, Hakiu qesh me shprehjet e tij.

Kika i thotë se ai nuk duhet të dorëzohet, por duhet ta bëjë lojën siç do vetë dhe jo siç e sygjerojnë të tjerët. Valoni thotë se ata duhet që ta njohin vetë njëri-tjetrin dhe nuk është nëvoja që të tjerët t’i japin mendime apo sygjerime se si mund ta bëjë ai lojën në BB. Valoni i thotë Kikës se nuk është normale që Seldi i thotë që të mos rrijë më me Mirin sepse atyre nuk u pëlqejnë veprimet e Jetmirit. Lexo artikullin…