Biseda për tualetin dhe se nga e mori vesh Graciela mbetet një pikëpyetje për banorët e tjerë të cilët thonë se ishin vetë prezent në atë moment dhe ajo nuk ka qënë aty. Ata mendojnë se dikush ia ka thën, por kush?
Olta hamendëson se Graciela ka shumë shoqëri me një prej protagonistëve të historisë së tualetit (Miri dhe Enxhi që u futën në tualet vetëm dhe dolën nga tualeti sikur të ishin puthur).
Graciela vazhdon të interesohet për këtë bisedë, por Ada ia kthen se meqë është e interesuar, t’ua thotë se kush e nxori historinë e tualetit, por ajo ia kthen se nuk do ta thotë.
Graciela e pyet Rezin nëse u sqarua me Mirin ose Enxhin, por ajo i thotë se s’ka cfarë të flasë me ta; nëse Enxhi do të flasë, le të vijë. Klodi ngacmon Enxhin se si shumë po shkon në tualet, por Miri ia kthen se nëse do mund të vijë t’u mbajë kandilin, ndërsa Enxhi thotë se i shpreh nhdjenjat e saja, nuk i ndrydh.
Mes Oltës, Adës dhe Gracielës vazhdon debati për interesin e Gracielës në punët e të tjerëve, ndërsa Miri dhe Enxhi dalin në kopsht dhe ai shprehet duke qeshur se s’po kupton më se kë nga ato të treja ka tradhëtuar. Sipas tij, Olta është shumë e lumtur për gjithë këtë debat që po ndodh.
Ata futen brenda dhe Olta e fton Mirin që të ulet për të diskutuar dicka, ndërsa të gjithë janë në dhomën e ndenjjes. Ai nuk pranon, por Olta i thotë se do të diskutojë sinqeritetin e tij.
Ajo i kërkon që ai t’i thotë Rezit sa i sinqertë është treguar me të, por ai i thotë se nuk i takon asaj t’i kërkojë këto gjëra.
Olta i kërkon që të tregojë se me kë ishte në tualet dhe të dy kapen me fjalë. Domenika ndërhyn dhe i thotë se ata i zgjidhin vetë gjërat e tyre dhe se cfarë ka bërë ai në tualet me Enxhin, duhet ta zgjidhë me Rezartën e atyre s’ka c’u duhet që ndërhyjnë.
Ajo mendon se ai mund të ketë shkuar për punë personale dhe Enxhi rastisi ose e ka bërë për të bërë xheloze Rezin, por që s’ka c’i duhet askujt. “Unë ndërhyj se më vjen keq për Rezin që s’di asgjë”- thotë Olta, ndërsa Ada shprehet se edhe Domi ishte një viktimë si Rezi.
Domenika këmbëngul se nuk është punë për to. Por si Ada edhe Olta flasin me të madhe se Miri po e mashtron Rezin dhe reagojnë kështu se u vjen keq për të. Biseda vazhdon dhe komentohet nga të gjithë banorët.
Rezi shkon në dhomë e gjumit e bashkë me të edhe Olta. Ajo e pyet për historinë e tualetit dhe Olta i tregon se kjo ishte hera e parë që i shikonte dhe se më parë ajo nuk di gjë se cfarë ka ndodhur mes tyre. Rezi e pyet edhe Oltën se cfarë ka patur mes saj dhe Mirit, por ajo i thotë se Mirin nuk e vlerëson aspak.
Banorët e kuptojnë që kjo është nj lojë dhe diskutojnë që të mos e cojnë më tej këtë gjë me anë të diskutimeve sepse po i kapin shumë rëndësi, ndërsa Miri shprehet se tani do dalin fyturat e vërteta të Adës, Oltës dhe Bledit.
