Komentet mbi situatën e ndodhur dhe sjelljen e Mirit me Enxhin vazhdon të komentohet. Disa mendojnë se po futen në valle kot, ndërsa disa të tjerë shprehen se më mirë që ndodhi që tani që ata njohën fytyrën e vërtetë të Mirit. 
Rezarta vazhdon lojën me banorët e tjerë dhe duket si e prekur nga situata që ndodhi. Disa banorë i thonë se ajo bëri gabim që me tre ditë u lidh me të sepse nuk mund ta njihte për kaq pak kohë.
Rezarta shprehet se i vjen keq edhe për Edi që ajo u lidh me Mirin. Domenika i thotë se ata nuk duhej të putheshin në sy të saj.
Miri justifikohet se e kapi momenti dhe ndaj reagoi ashtu me Enxhin.
Ai thotë se u ndje keq që gjithë banorët iu kundërvunë atij kur u lidh me Rezin duke i thënë se e bënte për lojë. Bledi i thotë se ai nuk mund të jetë i sigurt se cfarë kanë thënë banorët për të as edhe se kush i ka thënë.
Ti nuk mund t’i konstatosh këtu, kur të dalësh do e shohësh vërtetë”- shprehet ai. Bisedat për këtë ngjarje duket sikur fillojnë të harrohen, përvec Oltës e cila vazhdon të flasë ende për këtë ndodhi dhe me përballjen me Mirin.
Më pas ajo tregon se përballje me djemtë ka patur edhe në jetën jashtë shtëpisë. Bledi e pyet për historitë e dashurisë dhe Olta, pasi heziton pak, i tregon se ka patur një lidhje që zgjati një vit e gjysmë por se nuk i pëlqen të flasë për të se lëndohet.Edhe Graciela ka treguar për një histori të kaluar dashurie.
