Jetmiri largohet nga dhoma e ndenjjes ku të tjerët po diskutojnë e shkon në dhomën e gjumit ku ndodhen Pamela, Seldi dhe Domenika.
Jetmiri reagon sikur Renato e ka bezdisur me pyetësorin që po i bënte Eduardit dhe e krahason me një hetues atë. Domenika e justifikon banorin e ri dhe thotë se ai pyet për t’i njohur të gjithë, por si Jetmiri dhe Seldi mendojnë se ka forma të tjera njohjeje të një njeriu e jo ta pyesësh pa mbarim.
Miri fillon ta imitojë atë kur tha se i pëlqenin “talk show” e shton se Renatoja po bën rolin e një drejtuesi emisionesh. Komentet për Renaton vazhdojnë edhe në kopsht ku me dy djemtë bashkohet edhe Erioni dhe Hakiu.
Ata qeshin dhe imitojnë mënyrën e të folurit të tij e të të sjellurit. Miri thotë se do të pozicionohet e do të tregojë njohuritë intelektuale që ka ,sidomos ato në filozofi. “Ky harron që ne jemi karagjoza”- thotë ai me shaka. Ata imitojnë e qeshin dhe krijojnë një atmosferë komike. “Ky po vazhdoi kështu, të shtunën është në nominim”- shprehet Hakiu.

nuk po pajtohem shume me mirin e te tjeret aty se sa ekam ndjekur renato po duket me shum origjinal se sa po thojn ata mua me duket nje djal shum intelegjent e per nominimet kika mos fol shume se ndoshta tije ne nominim si dihet asaj kshtu qe me pak fol se te kushton shum leht edhe del jasht nese vazhdon me ket menyre te shprehuritper persona qe nuk jan aty e jemi ne publiku qe ju vlersojm ket mos e harro KIKA
per mendimin tim erion do te dal fitues ne ket vit esht nje djal shum i hapur komunikues me te gjith dhe i thot gjerat mbasi ti analizon me shum menquri keshtu vazhdo erio dhe je fituesi si pas mendimit tim