Olta eshte nxehur me Mirin

2

Pas gjithë këtij inskenimi, Ada i thotë Oltës se Miri është shprehur se ajo, Olta, e ka pëlqyer më parë atë dhe se iu afrua gjatë javës që ajo ishte në nominim, vec nga friak se mos dilte.

Olta nervozohet nga këto fjalë dhe shprehet se vec e ka urryer e këtë ia ka thënë dhe në sy. Aty kalon edhe Miri dhe ajo ia thotë këto gjëra duke bërtitur, por ai nuk ia var dhe vazhdon punën e vet. Olta bërtet nëpër shtëpi duke thënë se e urren Mirin.

Ajo ua tregon këtë gjë edhe të tjerëve. ata i kërkojnë Oltës që të qetësohet sepse po i bën keq vetes e po i jep rëndësi Mirit.

Në oborr ku ndodhet Miri me Valonin të cilët i kënaqen situatës që po ndodh, vjen Rezarta deh i tregon për bisedën që pati me Oltën në dhomën e gjumit. Ajo i kërkon Mirit gjithashtu se tani i takon Enxhit që të tregojë të vërtetën.

Miri dhe Valoni thonë se duhet ta lënë situatën që të rrjedhë dhe ca dhe nesër do të merren me ballafaqime me të gjithë. Miri i thotë se tani po del se Olta që deri dje thoshte fjalë të këqija për Rezin, ka filluar ta mbrojë me të madhe.

Rezi shprehet se ai nuk është i sigurt që Olta ka folur për të dhe thotë gjithashtu se nuk po i pëlqen që po bëhet pjesë e lojës. Miri ia kthen se ajo po luan bashkë me të dhe në ato momente vjen edhe Enxhi të cilës Rezarta i bën po ato pyetje. Enxhi i thotë se lojën po e drejton ajo dhe së shpejti gjithcka do dal në shesh.

Rezi duket e mërzitur që u përfshi në këtë lojë dhe po në të njëjtën kohë edhe e penduar. Ajo thotë se nuk i pëlqen që po luan me ndjenjat e të tjerëve. ajo shprehet se sapo të marrë fund kjo lojë, do marrë pozicionin e saj si e dashura e tij.

Ajo kthehet në shtëpi ku vazhdon të flasë me banorët për ndodhinë e tualetit mes Mirit dhe Enxhit e për ndjenjat e saj në lidhje me Mirin.

Komente (2)

Olta je si shpirt je yllo bote

olta je rrush shpirt yll dhe je fantastike te dua shume kur te dalesh dua nje autograf gjithe tirana eshte me ty jetmiri eshte budalla bashke me bertinen

Komentoni