1
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Pas daljes së Jonës, Arbana njofton zyrtarisht finalistët e këtij edicioni që janë Domenika, Erioni, Jetmiri dhe Klodi të cilët do t’i gëzohen deri në fund aventurës së tyre.
Ajo i përgëzon ata, nërsa ata duken vërtetë të lumtur dhe brohorasin nga gëzimi. Arbana i kërkon finalistëve që të ulen sëbashku, pasi sërish ata janë ulur si cdo javë të ndarë në dy grupe. Ata nuk hezitojnë aspak dhe sëbashku ulen në një kolltuk të vogël, duke treguar unitet në këto caste të fundit. Tashmë, zyrtarisht hapet televotimi se cili do të fitojë Big Brother.
Për të gjithë banorët është rezervuar nga një surprizë. Protagonistja e radhës është Domenika ku surpriza për të ka një karakter romantik. Domenika është finalistja e vetme vajzë e këtij edicioni, një vajzë plot vlera artistike, një karakter pozitiv që ka dhuruar shumë emocione si e vetme, ashtu edhe në sajë të lidhjes së saj me Seldin. Arbana i kërkon Domenikës të dalë në oborr, pasi aty do të realizohet një ëndërr e bukur. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Arbana njofton që në fillim të këtij spektakli se tashmë do të njihen emrat e tre finalistëve të tjerë, pasi përvec Domenikës e cila u bë e njohur që spektaklin e kaluar, tre të tjerët kanë qënë një surprizë e vërtetë për të gjithë.
Kështu, ajo deklaron të mbyllur televotimin që ka qënë i hapur përgjatë gjithë javës në të cilin votohej për të eleminuar banorin e fundit të nominuar prej vetë konkurentëve. Arbana përshëndet banorët që ndodhen në ankth në pritje të vendimit. Ata shprehen se janë shumë të emocionuar e nuk kanë fjalë si ta përshkruajnë gjendjen e tyre.
Arbana u jep kurajo se sidoqoftë që të shkojnë gjërat, ata mbeten të gjithë fitues, por, fatkeqsisht, njëri prej tyre s’do ta prekë dot finalen, edhe pse ndodhet në natën e finales. Ky banor është Jona e cila e përfundon këtu aventurën e saj në këtë shtëpi. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Rrugëtimit të gjatë të Big Brother 3 po i vjen fundi. Cdo gjë do të mbyllet në përfundim të këtij spektakli, por jo fama dhe emocionet e banorëve të cilët edhe pas daljes nga shtëpia e BB, sërish do të jenë në qendër të vëmendjes nga publiku i gjerë e vecanërisht nga fansat e tyre. 
Ndryshe nga spektaklet e tjerë, kjo mbrëmje do të rezervojë më shumë të reja, të papritura, emocione, ankth e gëzim për konkurentët, pasi njëri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni.
Edhe spektakli i kësaj mbrëmjeje fillon ndryshe, pasi menjëherë bëhet një lidhje me shtëpinë e famshme të BB, por me pjesën e jashte ku aty ndodhen ish konkurentë të edicioneve të kaluara e të këtij edicioni, të cilët kanë organizuar një surprizë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Pas 16 javesh bashkejetese te vezhguar 24 ore ne 24 nga Big Brother, reality show-t po i vjen fundit. 
Sot, ne mbremjen finale te spektaklit do te zbulohet se kush do te jete fituesi i edicionit te trete te Big Brother, i cili do te fitoje edhe cmimin e madh prej 10 milion lekesh te reja.
Deri me tani, Domenika eshte shpallur finalistja zyrtare e lojes. Nderkohe pritet te zbulohen se kush do te jene te tjeret, pas eliminimit te njerit prej konkurenteve ndermjet Jetmirit, Erjonit, Eridiones dhe Klodianit. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Miri dhe Erioni diskutojnë për momentin kur të hyjnë në studio. 
Miri mendon se ka për t’u pritur jo me entuziazëm nga ish banorët, por Erioni thotë se do ketë publik që do i duartrokasin.
Në lidhje me ish banorët, ai shprehet se do qëndrojë indiferent, madje do kërcejë si triumfator përpara tyre.
Por, mes banorëve nuk mungojnë edhe thashethemet, respektivisht për banorët kundërshtarë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Dy vajzat e shtëpisë Jona dhe Domenika vazhdojnë të merren me përgatitjet e tyre dhe me veshjet që do të përdorin gjatë spektaklit. 
Domenika ndjehet pak e stresuar për këtë gjë. Djemtë u lënë hapësirë vajzave që të merren me veten dhe gatuajnë drekën.
Klodi i ndihmuar edhe nga Jetmiri dhe Erioni fillojnë të gatuajnë drekën e fundit në BB3.
E ndërsa presin që dreka të jetë gati, banorët i shkruajnë njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë adresat e e-mail-it dhe numrat e telefonit në mënyrë që të kenë mundësinë që të shihen edhe jashtë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Banorët fillojnë të provojnë veshjen që do të përdorin gjatë spektaklit. E ndërsa përgatiten për të lënë shtëpinë dhe për t’iu rikthyer jetës jashtë, banorët kanë filluar të ndjejnë emocionet e para. 
Kështu Jetmiri dhe Erioni teksa bisedojnë mes tyre në oborr përshëndesin nga kamerat. Jetmiri fillon që të bërtasë dhe duket se është i lumtur që aventura e tyre po mbaron.
Nga ana tjetër në dhomën e gjumit banorët kanë filluar të ndjejnë stresin se si do të vishen dhe si do të jetë spektakli për ta.
Domenika stresohet pasi provon disa rroba dhe nuk ka vendosur ende se çfarë duhet të veshë. Lexo artikullin…