0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Klodi është banori i parë që zgjohet për ditën e fundit të Big Brother 3. është herët dhe banorët e tjerë janë ende në gjumë. 
Klodi i vetmi banor i zgjuar merret me përgatitjet e mëngjesit dhe pasi shijon edhe një çaj në oborr futet bremda dhe shkon të flejë përsëri.
Ora kalon dhe “Vëllai i Madh” ndez dritat dhe muzikën në dhomën e gjumit. Kështu banorët fillojnë të zgjohen një e nga një. Erioni ndërron bateritë dhe fillon të imitojë Kikën i cili zgjote banorët teksa ndërronte bateritë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Banorët ndjehen të uritur dhe shkojnë në kuzhinë për të ngrënë darkën e fundit në shtëpinë e BB3. 
Teksa shijojnë ushqimin banorët bisedojnë për spektaklin, ndenjat dhe emocionet që do të kenë, mallin dhe nostalgjinë që do të ndjejnë për këtë aventurë të bukur që kaluan.
Domenika u thotë banorëve se kjo është darka e fundit që po hanë në shtëpinë e BB dhe kur të dalin jashtë do t’u mungojnë kjo pavarësisht se tani presin me padurim që të takojnë njerëzit e tyre të dashur.
Pas darkës Domenika del jashtë me Klodin dhe i thotë Klodit se e ka marrë shumë malli për mama Valen. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Dy vajzat rrinë në dhomën e gjumit dhe bisedojnë për ushqimin sepse ndjehen të uritura.
Jona e pyet Domenikën në një moment për cigaret duke parë që ato kanë mbaruar. Domenika fillon që t’i tregojë Jonës për debatin që pati me djemtë, Jetmirin dhe Erionin.
Ajo vazhdon të dyshojë se djemtë ia kanë punuar pas krahëve duke i fshehur cigaret. Ajo thotë se gjatë kësaj jave ata porositën për dy banorë ndërkohë që edhe Erioni ka pirë njëlloj me ata të dy. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Pas festimit ë ditëlindjes së Jonës dhe bisedave të ndryshme, banorët fillojnë të merren përsëri me sistemimet e fundit, përpara se të largohen nga shtëpia.
Ata tashmë mendojnë se cila do të jetë veshja e tyre gjatë spektaklit të fundit të BB3. ata teksa provojnë rrobat që do të veshin komentojnë njëri-tjetrin se si mund të duken dhe japin ide për t’u veshur sa më bukur dhe sipas mënyrës së gjithësecilit.
Ora kalon dhe e gjithë aventura e tyre po mbaron. Banorët në pritje të finales së madhe herë pas here diskutojnë se si do të jetë jeta e tyre jashtë shtëpisë dhe si do të ketë qënë për banorët që janë eleminuar gjatë çdo fundjave. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Banorët i ndan nga spektakli dhe çmimi i madh më pak se një ditë.
Në BB3 ata kanë kaluar një kohë të gjatë të mbushur me diskutime, thashetheme, zënka, debate të forta, por edhe shumë gjëra të bukura dhe festime të ndryshme.
Një ndër çastet më të bukura kanë qënë festimi i ditëlindjeve të banorëve të cilat kanë nisur me ditëlindjen e Erionit që vazhdon të jetë akoma në BB. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Domenika debaton Erionin dhe Jetmirin për cigaren që Erioni i dha Jetmirit. Ajo mendon se djemtë kanë marrë më shumë cigare dhe i kanë fshehur në mënyrë që t’i pinë kur cigaret të jenë duke mbaruar. 
Ajo ua thotë këtë gjë dy djemve, por ata nuk e pranojnë dhe i shpjegojnë se ky ishte cigarja i fundit që Erioni kishte marrë për t’a pirë gjatë natës që kaloi, por ndërroi mendje dhe e la që t’a pinte sot.
Erioni i thotë Domit se duke parë që Jetmiri kërkonte me ngulm cigare ai ia dha atij për t’a pirë. Domenika nuk e beson këtë gjë dhe nevrikoset Erioni del jashtë dhe i tregon Jetmirit për bisedën që pati me Domenikën. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin | me date 15.05.2010
Banorët si çdo fundjavë kanë filluar të ndjejnë përsëri mungesën e cigareve. Jetmiri është banori që konsumon më tepër cigare sesa banorët e tjerë, Domenika dhe Erioni. 
Domenika vazhdon të bëjë gati valixhet dhe të sistemojë dhomën e gjumit, ndërsa Erioni bisedon me Jonën dhe Klodin për gjëra të ndryshme. Pas bisedave, lojrave dhe shakave Erioni shkon të ulet pranë Jetmirit.
Të dy ulen pranë pishinës për të biseduar bashkë. Jetmiri pyet Erionin nëse ka ngelur ndonjë cigare, por Erioni i thotë se nuk ka parë.
Pasi sheh që Jetmiri kërkon me ngulm një cigare Erioni i thotë se ai ka një cigare, por kishte vendosur që t’a pinin përpara spektaklit. Lexo artikullin…