Një pjesë e banorëve shkojnë të hanë darkë, ndërsa disa vazhdojnë të prezin konfirmimin nga “Vëllai i Madh” për të festuar në dhomën e gjumit. Klodi, Domenika dhe Olta bëjnë thashetheme për lojën e banorëve të tjerë. Ata thonë se kanë gabuar me nominimet. 
Vajzat mendojnë se kanë nominuar banorët aktivë të shtëpisë dhe kanë lënë pa nominuar një pjesë që nuk po bëjnë lojë. Nominimet e gabuara kanë nxjerrë jashtë disa banorë që sipas tyre do të ishte më mirë që të vazhdonin të qëndronin në shtëpi ndërsa kanë lënë brenda disa që sillen si miq me to dhe më pas i nominojnë.
Ata thonë se në javët në vazhdim duhet të nominojnë banorët “gri”, ata që nuk janë as miq të njërit grup, as të tjetrit. Për ta, personat që nuk janë as pozitivë, as negativë për grupin duhet që të dalin në nominim në mënyrë që të largohen nga loja.
Më pas Klodi largohet dhe biseda vazhdon midis Oltës dhe Domit. Të dyja vajzat diskutojnë për banorët që i kanë nominuar.
Ato bëjnë plane që të flasin edhe me pjesën tjetër të grupit që në javët në vazhdim të nominojnë të gjithë të njëjtët persona. “Ne duhet që të flasim që të nominojmë ata që duhet” thonë vajzat. Domenika i thotë Oltës se ajo nuk duhet ta nominojë më Bertinën sepse atë nuk po e nominon njeri.
Olta i thotë se asaj i vjen inat që Bertina dhe Kika apo edhe të tjerë nuk po dalin në nominim për një kohë të gjatë. “Publiku edhe mund të dojë që t’i nxjerrë, po nuk po ia japim ne mundësinë për këtë” thotë Olta. Më pas të dyja diskutojnë për mundësinë e eleminimit të kësaj jave. Domenika thotë se ajo mendon se mund të dalë ose Jetmiri, ose Rezarta.
Olta i thotë se ajo ka frikë se ndoshta mund të dalë dhe ajo. Domenika thotë se ajo zakonisht i ndjen nominimet dhe se ka gabuar vetëm me Bledin, pasi ajo mendonte se do të eleminohej Kika. Të dyja vajzat bëjnë thashetheme për banorët e grupit tjetër për disa minuta.
