Plani i Enxhit dhe Mirit

0

Miri me Enxhin vazhdojnë me planin e tyre. Ai i thotë asaj se me aq sa ka vënë re, duket sikur Domenika e ka lënë Seldin të lirë pikërisht që ai t’i afrohet asaj.

Enxhi shprehet se deri tani ka arritur këto rezultate: Seldi që po përpiqet t’i afrohet, Domenika qesh e flet me të, Bledi nuk flet, Olta e shikon me kunjë, Ada e shikon shtrembër dhe Klodi që sikur është larguar.

“Të gjithë më shohin si delja e zezë”- thotë ajo dhe shprehet se do i mendojë më mirë gjërat. Enxhi e pyet nëse ai ia tregoi planin e tyre Rezit dhe ai pohon duke thënë se ajo i tha se do që të sqarohet njëherë me Adën pastaj….enxhi e pyet nëse po pret përgjigje nga Rezi dhe ai i thotë se nuk do që ta bëjë të lëndohet.

“A e do?”- e pyet ajo, por ai thotë se nuk është dashuri por pëlqim dhe se nuk dëshiron të sillet keq me të. “Unë lojën dua ta bëj me ty”- thotë ajo dhe i kërkon mirit që këtë gjë ta sqarojë mirë me Rezin.

Miri shprehet se e ka sqaruar me Rezin dhe i ka thënë se këtu janë edhe për të bërë lojë, ndërsa Enxhi shton se lidhjen mund ta tregojnë jashtë sepse këtu është loja parësorë. “Mos u bëj si Seldi me Domin”- shprehet ajo.

Për Oltën dhe adën, të cilat janë lidhur shumë me njera-tjetrën, Enxhi shprehet se Olta ka për t’u zhgënjyer nga ajo sepse Ada është më e zgjuar se ajo dhe do veprojë më me kujdes në cdo situatë në krahasim me Oltën.

Komentoni