Duke u përkëdhelur e puthur me njeri-tjetrin, Miri dhe Rezi bisedojnë edhe për banorët e tjerë, kryesisht për vajzat. Rezi i tregon Mirit se nuk ka më atë raport që ka patur me Adën që pas lidhjes së saj me Mirin dhe se kjo gjë po e shqetëson.
Ajo nuk e kupton këtë largim, por Miri e qetëson dhe i thotë sqë secili bën zgjedhjet e veta. Ajo e pyet edhe për raportin që ka tani Miri me Oltën dhe ai i tregon se Olta është shprehur se e pëlqen dhe se ndërmjet tyre nuk ka patur asgjë më shumë.
Ajo donte që unë t’i laja këmbët e ta ushqeja, përfundoi duke më bërë ajo masazh për një javë”- shprehet ai dhe thotë se përvec lojës dhe ironisë, me Oltën s’ka provuar asgjë tjetër.
Ata shohin edhe Domenikën dhe Rezi shprehet se atë nuk ekupton fare, ndërsa Miri mendon se ajo është dinake në lojën e saj. të dy banorët flasin dhe për lojën që do bëjnë me të tjerët. Rezarta shkon bashkohet me Adën dhe Oltën.
Rezarta duket shumë e tensionuar dhe vajzat e pyesin se cfarë ka dhe i kërkojnë që të flasë me to se ndoshta e ndihmojnë. Ajo heziton të flasë dhe thotë se nuk po e kupton mirë situatën e ndaj e ka të vështirë.
Ajo flet për lidhjen me Mirin dhe shprehet se nëse do ishte në të tjera rrethan, do kishte hequr dorë prej tij, por këtu nuk ka se si t’i vërtetojë disa gjërat pasi ai i thotë të tjera gjëra nga sa sheh ajo. Ada e këshillon që t’i japë drejtim tani që është ende në kohë sepse më vonë ka për të mbetur edhe më keq nga sa është.
Ajo mendon se këto zgjedhje i takojnë asaj dhe e vendos ajo se kur duhet marrë një vendim, por Olta mendon se tani është ende herët sepse ajo duhet të qartësohet njëherë me veten. Tek vajzat afrohet edhe Graciela, por ato e mbyllin bisedën.
Graciela u thotë se është e dyta herë që vjen dhe ato nuk e fusin në bisedë, por Ada ia kthen se nuk u takon atyre të flasin, por asaj që po e bën bisedën, Rezit. Vajzat vazhdojnë të heshtin dhe Graciela ikën e mërzitur. Ato i rikthehen bisedës dhe Ada e pyet se cfarë ka vënë re që është mërzitur.
Rezi i përgjigjet se Miri tjetër thotë e tjetër bën e nga kjo, ajo nuk po qartëson dot asgjë. Ada e pyet se cfarë konkluzioni po nxjerr nga kjo gjë që tha dhe i thotë se vec po përpiqet që ajo të mos bjerë viktimë, pasi ajo i ka kaluar më parë këto gjëra.
“Nuk do vonojë shumë dhe ke për ta kuptuar”- thotë Olta e cila ende mendon për t’ia përplasur Mirit në sy të gjitha. Si ajo, edhe Ada mendojnë që këtë gjë ta bëjë kur të jenë edhe banorët e tjerë. Rezarta habitet se cfarë do të thotë Olta me këtë shprehje, por Ada i thotë se pasojat do të jenë pozitive për të në përfundim të kësaj.
