Surprizë për Klodin

0

Të gjithë e dinë tashmë historinë e Klodit, një rrëfim i cili është komentuar sëshumti edhe në BB.

Ai ka treguar shumë pjesë tëkarakterit të tij duke e klasifikuar veten si një personazh i vecantë, plot dinjitet që e ka përdorur atë mjaft mirë në lojën e tij.

Për Klodin dimë edhe raportin e munguar me të atin e po ashtu edhe raportin e vecantë e të bukur me të ëmën, me të cilën ka ndarë gëzime e hidhërime, por që nuk shihet prej kohësh. Arbana e fton Klodin të dalë jashtë shtëpisë.

Klodi duket i emocionuar dhe emocionohet e preket edhe më shumë kur shikon në një skenë nënën e tij duke kërcyer me një balerin këngën e tij të preferuar “Valsi i lumturisë” e kënduar nga Vace Zela. Ai shkon menjëherë pranë saj, e duke qarë, e përqafon fort. balerini largohet duke i lënë radhën atij që të vazhdojë vallëzimin. E ëma e përqafon dhe e qetëson.

Në përfundim të këngës, Arbana i thotë se shqetësismi i tij më madh, së si do e presë nëna e tij rrëfimin për homoseksualitetin e tij tashmë u shua pasi u duk hapur përkrahja e saj me anë të pjesmarrjes në këtë surprizë. Klodi falenderon dhe i emocionuar ndahet me nënën e tij për t’u takuar më pas.

Komentoni