Puthja në BB

0

Një pjesë e banorëve rrinë të ulur në sallon dhe bisedojnë duke bërë shaka. Seldi hap biseddën e puthjeve duke pyetur Manal nëse ajo ka puthur ndonjëherë një vajzë në buzë.

Manal i përgjigjet se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë dhe në këtë moment ndërhyn Domenika e cila thotë se të puthësh në buzë nënën, motrën apo një femër tjetër të afërt nuk ka asgjë të keqe.

Këtë e miraton Olta e cila thotë se në shenjë të miqësisë ajo ishte puthur me Adën ditën kur Ada doli nga shtëpia. Edhe banorët e tjerë mbështesin mendimin e dy vajzave dhe kështu biseda zhvillohet rreth puthjeve. Lexo artikullin…

Enxhi, misioni vazhdon

0

Enxhi, e infiltruar e Big Brother ka sjellë shumë ndryshime në rrjedhën e ngjarjeve në shtëpi sikurse dhe mes banorëve. Për publikun shfaqet një klip me ndikimin e Enxhit tek cdo banor dhe misionin e saj të kryer më së miri.

Edhe opinionisti mendon se Enxhi ka kryer një mision me sukses në raport me ciftet Miri- Rezi dhe Domi-Seldi, pasi dha efektet e dëshiruara. Ai thotë se Enxhi me inteligjencë i ka vënë të gjithë në lojë.

Arbana shprehet se disa prej banorëve mendojnë se ajo mund të luajë, ndërsa Graciela tregon se këtë gjë e kanë menduar nga sjellja, karakteri, cmenduritë e tepruara të saja. Lexo artikullin…