Erioni dhe Bertina nuk flasin

10

Pas zënkës Erioni dhe bertina qëndrojnë të dy të mërzitur dhe të veçuar nga njëri-tjetri. Kështu herë njëri shkon në dhomën e gjumit, herë tjetri dhe secili mundohet të merret me diçka tjetër.

Pas disa minutash Bertina hyn në dhomën e gjumit ku ndodhet i shtrirë në krevatin e saj Erioni. Ajo i kërkon Erionit që të çohet pak nga krevati i saj sepse dëshiron që të marrë diçka poshtë krevatit.

Erioni kalon dhe shtrihet në krevatin e vet. Teksa Bertina kërkon një kanaçe me pije freskuese, Erioni ia tregon se ku ndodht. Bertina e pyet ftohtë “Ku?” dhe Erioni i thotë “më fal që ta tregova”. Lexo artikullin…

Bertina ka frikë së mos largohet

1

Erioni dhe Bertina diskutojnë për nominimin. Bertina thotë se bota është portokalle, duke lënë të nënkoptojë shumë gjëra.

Erioni mendon se të paktën ajo duhet të vlerësojë faktin që arriti të futej në shtëpinë e Big Brother, kjo nga votimi i popullit. Ai shton se vetë i bëri mirë llogaritë, por sipas Bertinës, kjo s’ka të bëjë fare me llogaritjet pasi është cështje fati.

Erioni përpiqet ta qetësojë duke i thënë se më të rrezikuara janë Valentina dhe Graciela sesa ajo dhe e siguron se nuk do dalë. Lexo artikullin…