0
Postuar nga admin me date 05-04-2010
Kika dhe Seldi rrinë jashtë duke marrë rreze dielli dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Kika i thotë Seldit se dy javët e fundit mënyrat e nominimeve duke shpëtuar një njeri, ose duke i hequr dikujt imunitetin, kanë qenë interesante. 
Seldi thotë se variacionet e tilla të japin përherë emocione. Më pas ata diskutojnë për Edin ku Seldi thotë se gjatë javës që shkoi Edi filloi të ishte aktiv, por ishte shumë vonë sepse kishin kalu 9 javë të tjera në qetësi.
Kika thotë se është e vërtetë që Edi gjatë javës së fundit në shtëpi u bë aktiv, por duhet një punë shumë e madhë që ta nxjerrësh veten vetëm për një javë kur shumë të tjera kanë kaluar në heshtje. Seldi thotë se një banor nuk duhet të ndryshojë sjellje prej nominimit, por duhet që gjatë gjithë javës aktiv që të nxjerrë atë që ai është në të vërtetë. Lexo artikullin…
0
Postuar nga admin me date 16-03-2010
Hakiu dhe Seldi janë distancuar në kopësht për të folur dhe Hakiu shprehet se ai nuk mban anën e askujt, por mbështet ata persona që njeh dhe kanë të drejtë. 
Kika thotë se ai ka arritur të njohë të dy anët e Jetmirit, anën e keqe të tij që shpik, debaton, thur situata, bën intriga, dhe po ashu anën tjetër që është njeri i mirë, shumë i i nformuar, që di të kuptojë gabimin dhe mundohet t’a përmirësojë. Ai shton që çdokush ka të mirat dhe të këqijat e vete, por është një avantazh i madh kur arrin t’i kuptojë këto gabime.
Kika shprehet se ndoshta është në natyrën e njeriut që të shikojë më shpejt anët negative se ato pozitive. Pai ka ndjenjur një kohë të gjatë vetëm duke dëgjuar, Seldi flet dhe thotë se ai shikon tek Jetmiri ato gjëra që bën ai realisht dhe jo të këqijat. Kika përgjigjet që nëse Seldi shikon tek ai diçka pozitive, është aftësia e tij të zbulojë dhe ku çalon ose anasjelltas. Lexo artikullin…
3
Postuar nga admin me date 04-03-2010
Kika dhe Seldi dalin të pinë cigare pranë pishinës dhe vazhdojnë bisedat për lojën e banorëve në shtëpi. Të dy ndajnë mendimin se Jetmiri po bën lojë të gabuar në shtëpinë e BB.
Hakiu thotë se ai thur intriga, thashetheme dhe për të loja e tij është e pistë, por sipas Kikës formatit BB i duhet edhe një lojtar i tillë. Kika thotë se si spektator nuk do ta kisha larguar Jetmirin nga loja në këto momente sepse ai ka se çfarë të japë për publikun.
Seldi e pyet se nëse do të ishte vetëm spektator, kë do të largonte nga shtëpia të shtunën dhe Kika i përgjigjet se edhe pse ai nuk e pranon lojën e Jetmirit, nuk do të donte të largonte atë, por ndoshta Bledin ngaqë e njeh më pak. Lexo artikullin…