Enxhi, Valoni, Jetmiri, Erioni dhe Bertina kanë qëndruar në kuzhinë dhe kanë zhvilluar lojën me shishe. Ata kanë bërë pyetje therëse, por dhe të drejtpërdrejta. Enxhi ka pyetur Rezin se sa e sinqertë mendon se është shoqëria e saj me Mirin nga njëshi deri tek dhjeta dhe Rezi i është përgjigjur pesë. 
Jetmiri ka pyetur Bertinën nëse mendon se lidhja me Erionin do të zgjase dhe jashtë dhe ajo i është përgjigjur që sinqerisht nuk e di. Valoni ka pyetur Rezin se çfarë e ka bërë atë të lidhet aq shpejt me Jetmirin dhe ajo është përgjigjur që është lidhur për shkak të ndjenjës. Enxhi ka pyetur Erionin në mendon se e ka zhgënjyer Bertinën ndonjëherë dhe ai i është përgjigjur që nuk e ka bërë asnjëherë.
Jetmiri ka pyetur Erionin se çfarë duhet të ketë një femër që t’a bëjë Erionin të bjerë në dashuri dhe ai është përgjigjur që duhet të ketë ëmbëlsi në karakter dhe sjellje. Lexo artikullin…


