Nominimet dhe dalja e Edit

0

Kika dhe Seldi rrinë jashtë duke marrë rreze dielli dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Kika i thotë Seldit se dy javët e fundit mënyrat e nominimeve duke shpëtuar një njeri, ose duke i hequr dikujt imunitetin, kanë qenë interesante.

Seldi thotë se variacionet e tilla të japin përherë emocione. Më pas ata diskutojnë për Edin ku Seldi thotë se gjatë javës që shkoi Edi filloi të ishte aktiv, por ishte shumë vonë sepse kishin kalu 9 javë të tjera në qetësi.

Kika thotë se është e vërtetë që Edi gjatë javës së fundit në shtëpi u bë aktiv, por duhet një punë shumë e madhë që ta nxjerrësh veten vetëm për një javë kur shumë të tjera kanë kaluar në heshtje. Seldi thotë se një banor nuk duhet të ndryshojë sjellje prej nominimit, por duhet që gjatë gjithë javës aktiv që të nxjerrë atë që ai është në të vërtetë. Lexo artikullin…

Plane për nominimet

1

Grupi i parë që kthehet nga provat, fillojnë të komentojnë se si kaluan. Ata shprehen se u kënaqën dhe se gjatë tre ditëve të ardhshme, do mësojnë cdo gjë e kanë besim se do ta kalojnë provën.

Përvec komentimeve mbi përshtypjet për patinazhin, Ada dhe Olta fillojnë të diskutojnë për nominimet. Ada ka përshtypjen se këtë javë ajo do dalë në nominim nga banorët, nga ata të grupit tjetër. Ajo mendon se ata kanë bërë pakt kundër saj.

Olta e mbështet dhe thotë se ata janë të bashkuar, ndërsa grupi ku bën pjesë ajo, jo dhe mendon se tani duhet të bashkohen. Ada mendon se Jetmiri u ka thënë banorëve të tjerë që të rrinë me të sepse sipas saj, ai u ka thënë se di si ta luajë këtë lojë. Lexo artikullin…

Për nominimet

0

Domenika i rregullon xhinset Seldit dhe me ta në dhomë është edhe Bledi i cili duke i ngacmuar, shprehet me shaka se uron që të mos e nominojnë këtë javë, por Seldi ia kthen se jo.

Bledi largohet dhe ai e vazhdon seriozisht këtë bisedë me Domin duke shprehur se Bledin nuk ka ndërmend ta nominojë vërtetë.

Ai thotë se ka banorë të vjetër të cilët mendon t’i nominojë dhe thotë se një ndër ta është Miri. Lexo artikullin…