Renato eleminohet nga Big Brother Albania

0

Arbana u komunikon banorëve të nominuar se ka ardhur momenti që njëri prej tyre të lërë shtëpinë.

Ajo i kërkon banorëve që të shkojnë në një tjetër ambient, në dhomën e rrezikut, një dhomë e kuqe e komode.

Aty të gjashtë banorët, pasi akomodohen, shohin në monitor një klip tëpërgatitur për ta ku shfaqen opinionet për javën që kanë kaluar në nominim dhe se si e kanë përjetuar atë ata vetë apo dhe të tjerët ku përgjithësisht shprehen se nominimi nuk ka ndikuar tek sjellja e tyre. Arbana u komunikon dy banorët e parë të cilët shpëtojnë nga eleminimi dhe që janë domenika dhe Seldi. Lexo artikullin…

Bukuria qëndron përtej pamjes

0

Renato, Kika dhe Edi kanë vazhduar të shijojnë bisedat e mëngjesit.

Ata kanë folur mbi bukurinë femërore dhe Edi është shpehur që ai dashurohet jo vetëm nga një pamje e bukur por edhe nga një zë i bukur, nga një sy i bukur, nga një gjest femëror apo nga një qëndrim i kujdesshëm. Kika i ka thënë qe ai ka shpirt artisti dhe është shumë i thellë.

Renato u ka treguar për disa njohuri që ka marre nga një libër dhe i ka cituar fjalët e nje piktori i cili kishte dalë në përfundimin që bukuria e një femre është përtej pamjes, përtej portretit që ajo ka. Lexo artikullin…

Skenografia do shume imagjinate

1

Reni ka shfrytezuar tavolinen e mengjesit per te pyetur Domin mbi shkollen qe ajo ndjek. Ai e ka pyetur nese pret vetem diplomen tani dhe ajo i ka thene qe ajo duhet te pregatise temen, se diploma nuk vjen vete.

Duke i kthyer kete pergjigje ajo i ka vene ne dukje qe ai eshte shprehur gabim. Me pas ajo i thote qe pikturen e ka patur pasion qe e vogel, dhe qe ne klase te tete ka bere shume skica.

Renato i ka thene qe skenografia eshte nje dege qe do shume imagjinate per te krijuar, por ajo i ka thene qe kjo nuk eshte e mjaftueshme pasi nese i jepet nje detyre ajo duhet te gjeje shume burime per te si psh. foto, video, informacion e te tjera dhe per te arritur kete duhet te kesh kulture vetjake ka thene ajo. Lexo artikullin…

Komente për Renaton

2

Jetmiri largohet nga dhoma e ndenjjes ku të tjerët po diskutojnë e shkon në dhomën e gjumit ku ndodhen Pamela, Seldi dhe Domenika.

Jetmiri reagon sikur Renato e ka bezdisur me pyetësorin që po i bënte Eduardit dhe e krahason me një hetues atë. Domenika e justifikon banorin e ri dhe thotë se ai pyet për t’i njohur të gjithë, por si Jetmiri dhe Seldi mendojnë se ka forma të tjera njohjeje të një njeriu e jo ta pyesësh pa mbarim. Lexo artikullin…

RENATO

0

Mosha: 23 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Tiranë

Arsimi:
I lartë, Shkenca Politike

Profesioni:
Ekspert ndërmjetësimi pronash

Statusi civil:
Beqar

Thotë për veten:
“Kam personalitet dhe karakter të fortë. Jam i thjeshtë në komunikim me njerëzit. Përpiqem që edhe me ata që kanë më pak njohuri se unë, të mos i bëj të ndjehen inferiorë”. Lexo artikullin…