Valentina eliminohet nga Big Brother Albania

1

Valentina është banorja e parë e eliminuar nga Big Brother Albania 3.

Në garë për këtë javë sëbashku me Valentinën ishin dhe Graciela dhe Bertina.

Për largimin e Valentinës kishin votuar dhe shumica e vizitorëve të faqës tonë, përkatësisht 69% e të anketuareve.

Një debat mes Valentinës dhe Jetmirit

0

Banorët vazhdojnë të diskutojnë për pasojat e këtij debati. Valentina, e cila ishte në gjum deri në atë kohë, vjen të pyesë se cfarë ka ndodhur dhe i spjegojnë në vija të përgjithshme ndodhinë.

Ajo mendon se e gjitha kjo ishte e kotë sepse është normale, sikurse dhe ka ndodhur, që të gjithë të bisedonin dyshe dyshe për cdo gjë në shtëpi.

Ajo shton se të gjithë kanë faj, që në fillim kur krijuan grupet, gjë që asaj nuk i ka pëlqyer ky si përcaktim. Lexo artikullin…

Fshehtësi në nominime

0

Valentina diskuton me Erionin për nominimet. Ajo mendon se nëse loja do të ishte luajtur individualisht, atëherë nuk do të kishin shkuar këta persona në nominim.

Erioni e përforcon këtë mendim të Valentinës dhe shprehet se edhe nëse në dukje janë të formuara grupet, cdo njeri bën zgjedhjet e veta ashtu si i intereson.

Valentina mendon se edhe bërja e ditur e nominimeve nuk është gjë e mirë sepse ndaj ato thuhen në dhomën e rrëfimit, që të mbeten sekret.
“Surpriza pati”- thotë Erioni i cili vazhdon të thotë se të tjerë banorë pritej që të nominoheshin e të tjerë u nominuan. Të dy përmendin shprehjen se kush i hap gropën shokut, bie vetë brenda.

E kaluara e Valentinës

1

Gjatë bisedës për historinë e kaluar të Shqipërisë, flitet edhe për shtrest shoqërore dhe diferencimet që bëheshin ndaj njerëzve të përndjekur politikisht.

Këto gjëra i tregon më së shumti Valentina, e cila mban mend më shumë nga kjo kohë. Aja fillon të tregojë edhe për marrëdhënien në shtëpinë e bashkëshortit të saj dhe mënyrën se si u njohën ata. Valentina tregon se ata u martuan me mblesëri dhe ishte familja e saj ajo që ia zgjodhi bashkëshortin.

Ajo tregon se kurrë familja nuk i dëshiron të keqen fëmijës, ndaj dhe gjithnjë përpiqet të zgjedhë mundësinë më të mirë, por fati e donte që historia e saj me bashkëshortin të mos vazhdonte gjatë. Valentina thotë se mes ciftit kishte mendime kontradiktore dhe se asnjëherë nuk ka arritur ta dashuronte atë.
Lexo artikullin…

Valentina dhe Pamela në rrethin e kuq

0

Jetmiri vazhdon të thotë se ka ndërmend që të nominojë Valentinën dhe Pamelën, ndërsa për Domenikën shprehet se karakteri i saj ka për të dalë në pah vetëm nëse mamaja e saj del.

Ai shperehet se dëshiron të heqë pafytyrësinë fillimisht e më pas të merret me fytyrësinë. Erioni tregon se ka ndërmend t’i vihet Eduardit, pasi pak më parë e kishte dëgjuar atë tek thoshte se do ta nominonte Erionin, por Jetmiri i mbush mendjen se ai duhet të qëndrojë dhe pak kohë në shtëpi sepse nuk është i dëmshëm. Lexo artikullin…

VALENTINA

1

VALENTINA

Mosha:
49 vjeç

Vendbanimi:
Tiranë

Vendlindja:
Memaliaj

Arsimi:
I mesëm

Profesioni:
Biznesmene

Statusi civil:
Vejushë

Thotë për veten:
“Unë jam mama Vale, mamaja e Domit dhe mamaja e të gjithëve. Jam energjike, e dashur me të gjithë dhe gjithnjë në kërkim të adrenalinës”. Lexo artikullin…