Ada dhe Olta shohin banorët e tjerë dhe japin komente dhe opinione për ta. Ada shprehet se Hakiun nuk e kupton fare, ndonjëherë i duket normale sjellja e tij në këtë mënyrë e ndonjëherë jo, por shton se më parë nuk e ka njohur dhe flet vec për këto ditë që ka qënë bashkë me të në shtëpi. 
Olta mendon se ai, këtë mënyrë sjelljeje, e ka nga nominimi dhe shprehet se Kika është kontraktuar. Duke vazhduar bisedën për banorët në përgjithësi, vajzat ankohen se nuk kanë besim tek asnjë prejt yre, qoftë edhe për t’i rrëfyer dicka.
Ato thonë se njerëzit në këtë shtëpi, nuk u ngjasojnë fare atyre që ato shoqërohen jashtë. olta shprehet se është hipokrizi kur ata zihen me njeri-tjetrin e pas disa minutash e quajnë prapë njeri-tjetrin shokë e sipas saj, në jetën reale këtë gjë nuk e bën dot.
Ada mendon se kjo mund të vijë edhe si pasojë e lojës që bëjnë të gjithë, për të bërë shoë, por Olta e kundërshton duke marrë si shembull futjen në tualet të Jetmirit me Enxhin dhe shprehet se ajo nuk mund të jetë shoë.
Sipas saj, kjo sjellje vec i ul pikë atyre, ndërsa Ada mendon se dhe sjellja e vajzave nuk është shumë korrekte. Duke folur për lidhjen e Mirit me Rezartën, Ada shprehet se i vjen keq për Rezin sepse ra direkt brenda.
Ato komentojnë mbi mënyrën se si u lidhën. “Aman shikimet e këtyre!”- shprehet Olta e cila mendon se Miri është lidhur nga zori me të dhe kjo gjë vihet re tek ai. Të dyja thonë se Enxhi po e shpreh shumë hapur se e pëlqen Mirin, ndërsa Olta shton se Miri dhe Enxhi duan që ta bëjnë Rezin për budallaqe.
Ajo thotë se do ia përplasë të gjitha në sy Mirit, përpara të gjithëve. Duke folur për Mirin, ajo shprehet për të se është mashtrues dhe tregon se kur Miri ka dalë nga tualeti me Enxhin, ka fshirë buzët, sikur ta kishte puthur atë.
“Kjo është tradhëti”- thotë Olta dhe shprehet se ai më shumë rri me Enxhin se sa me të dashurën. Ada e justifikon Rezin se i janë errur sytë nga dashuria, kur Olta shprehet se fajin më të shumtë e ka ajo.
Ajo insiston në idenë e saj se do ia thotë Mirit në sy mendimin e saj dhe atë që pa, përpara të gjithëve dhe shton se ai Rezin e mashtron sa herë të dojë, pikërisht se ajo u lidh me të shumë shpejt.
